Home / Lajme / Maqedoni / 16 milionë euro për rikonstruimin dhe rregullimin e Qeverisë

16 milionë euro për rikonstruimin dhe rregullimin e Qeverisë

Shkup, 20 dhjetor – Qeveria e Maqedonisë do të harxhoj mbi 16 milionë euro për objektin e meremetuar qeveritar me stil barok.

Qeveria e Maqedonisë do të harxhojë edhe 4 milionë euro për enterierin e brendshëm, adaptimin dhe punime tjera për kullën e gjashtë të objektit qeveritare që totalisht po meremetohet dhe po i jepet një pamje e re, në stilin barok.

Këto punime do t`i bëj kompania “Asprom” nga Shkup, e cila për këtë ka afat prej katër muajve.

Me këto para shtesë, meretimi i plotë i objektit të qeverisë ka arritur një kosto mbi 16 milion euro, ndërsa akoma nuk kanë përfunduar punimet. Kontrata kryesore është firmosur me kompaninë “Bauer BG”, që kishte një çmim prej 9,2 milionë euro.(INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *