Home / Lajme / Rajon / 3 viktima ne nje aksident komunikacioni

3 viktima ne nje aksident komunikacioni

13 Dhjetor – Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur më 3 dhjetor në aksin rrugor Rrëshen – Kalimash. Pashk Gjoka është personi i tretë që ka humbur jetën si pasojë e aksidentit në fshatin Reps të Mirëditës.

Ne tentativë për ta kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin tre kalimtarët janë përplasur nga një automjet tip “Fiat” që drejtohej nga Mersin Allaraj, i cili po lëvizte në drejtim të Rrëshenit.

Sipas policë viktimat janë Marte dhe Gjyste Tusha përkatësisht 75 dhe 18-vjeç, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur Pashk Gjoka, 53-vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spitalin ushtarak të Tiranës, ku më vonë ndërroi jetë.

Ndonëse drejtuesi i mjetit ka tentuar që të shmangë aksidentin duke u përplasur fillimisht me ndarëset e trafikut, mjeti është spostuar disa metra duke përplasur kalimtarët.

Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 18-vjeçares, ndërsa gjyshja e sajë ka humbur jetën rrugës për në spital pasi nuk mundi që t’ju mbijetojë plagëve të marra në kokë

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *