Home / Lajme / Maqedoni / 305 milion euro investime në infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore

305 milion euro investime në infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore

5 dhjetor-Financimi i nevojshëm për ndërtimin në vlerë prej 145 milionë eurove, të siguruar me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sot është nënshkruar marrëveshja mes institucioneve të Maqedonisë dhe BERZH-­it

Me kredinë e siguruar nga BERZH-i për tetë deri në nëntë muaj duhet të fillojë ndërtimi në Beljakovcë ­Kriva Pallankë, aksi i dytë i lidhjes hekurudhore midis Maqedonisë dhe Bullgarisë me Korridorit 8. Në aksin, në gjatësi prej 34 kilometrave, do të ndërtohen binarë, dy stacione hekurudhore në Kratovë dhe Ginovci, tre ndalesa, 14 tunele, 11 ura të reja, ndërsa do të restaurohen 33 ura ekzistuese .

Financimi i nevojshëm për ndërtimin në vlerë prej 145 milionë eurove, të siguruar me kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sot është nënshkruar marrëveshja mes institucioneve të Maqedonisë dhe BERZH­it .

“Që hekurudha të jetë konkurrente në tregun transportues me mënyrat tjera të transportit, të nevojshme janë investime për modernizimin dhe ndërtimin e infrastrukturës hekurudhore, sepse vetëm kështu mund të ofrohen kushte më të mira në aspektin e shpejtësisë, komoditetit dhe sigurisë në trafikun hekurudhorVetëm kështu mund të ketë numër më të madh të udhëtarëve në trafikun hekurudhor, poashtu dhe rritje të sasisë së mallrave që do të transportoheshin nëpërmjet trafikut hekurudhor” theksoi drejtori i Hekurudhave të Maqedonisë Infrastruktura Irfan Asani.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave, Zoran Stavreski, me 305 milionë euro të siguruar nga BERZH realizohen projekte strategjike dhe të mëdha infrastrukturore.

“Presim që në bazë të nënshkrimit të kontratës dhe punëve përgatitore të bëra diku pas verës së vitit 2015, do të thotë për tetë deri në nëntë muaj të fillojë ndërtimi i fazës së dytë. Faza e parë është duke u zhvilluar dhe duhet të përfundojë deri në shtator ti vitit 2016, që do të thotë se në një pjesë paralelelisht do të ndërtohet fazën e parë dhe të dytë. Është me rëndësi që kemi siguruar mjete, kemi partner të mirë ­ BERZH, si garanci për cilësinë e zbatimit të projektit dhe se për fazën e tretë ne kemi sigurinë e sigurimit të mjeteve. Hekurudha drejt Bullgarisë bëhet realitet, 20 deri në 30 vjet flitej për këtë projekt, por ja erdhi koha për të siguruar strukturën e plotë financiare”, tha Stavreski pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Sipas tij bëhet fjalë për një nga arterjet më të rëndësishme dhe korridoreve strategjike për Republikën e Maqedonisë që praktikisht do të mundësojë rrjedhjen shtesë të mallrave dhe pasagjerëve në zonën lindje ­ perëndim nga Italia nëpërmjet Shqipërisë dhe përmes Republikës së Maqedonisë në Bullgari.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *