Home / Lajme / Maqedoni / 328 persona bëjnë vetëvrasje për dy vite në Maqedoni

328 persona bëjnë vetëvrasje për dy vite në Maqedoni

Shkup, 16 dhjetor – Sipas statistikave të Policisë së Maqedonisë, vetëm gjjatë vitit 2012-2013 në Maqedoni 328 persona kanë bërë vetëvrasje.

Njohësit e kësaj dukurie shpjegojnë se përveç çrregullimeve të ndryshme, një nga shkaktarët e vetëvrasjeve në Maqedoni mund të konsiderohet edhe zhgënjimi dhe humbja e shpresës për një jetë më të mirë.

Sipas Policisë së Maqedonisë, numri më i madh i vetëvrasjeve është kryer në rajonin e qyteteve të Manastirit dhe Shtipit, e më pas edhe qytetet si Shkupi, Kumanova, Strumica, Ohri, mirëpo nuk përjashtohen edhe rajonet tjera.

Është evidente se numër më të vogël të vetëvrasjeve ka në komunat ku jetojnë shqiptar si në Tetovë ku ka pasur vetëm 9 raste në vitin 2012.

Qytetet si Gostivari, Dibra dhe Struga as që nuk janë në listën e policisë.

Shqetësuese është fakti që mosha mesatare e shumicës së këtyre personave është mbi 30 vjeç, ndërkaq shkaqet dhe motivet e këtyre akteve mbeten të ndryshme.

Sa i përket gjinisë së personave, meshkujt janë në numër më të madh të vetëvrasjeve, ndërsa vetëvrasje kanë bërë edhe 94 persona të gjinisë femërore në Maqedoni gjatë viteve 2012-2013, bënë të ditur uebfaqja zyrtare e Ministrisë së Brendshme.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *