Home / Lajme / Rajon / 345 të shpëtuar në tragetin e përfshirë nga zjarri. Mediat italiane: 4 viktima në garazh

345 të shpëtuar në tragetin e përfshirë nga zjarri. Mediat italiane: 4 viktima në garazh

29 dhjetor-Në tragetin e përfshirë nga zjarri, një shtetas grek humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Në rast se konfirmohen 4 viktimat, atëherë bashkë me viktimën e parë shkon në pesë numri i tyre.

345 persona janë shpëtuar deri më tani nga trageti “Norman Atlantic”, i cili u përfshi nga flakët në det të hapur në Adriatik.
Mediat italiane shkruajnë se janë gjetur katër viktima në një kamion në garazhin e tragetit “Norman Atlantic”, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë fakt. Ky fakt konfirmohet nga dëshmia e një pasagjeri të shpëtuar. Anija e cila ishte nisur nga Igumenica e Greqisë për të mbërritur në Ancona të Italisë, u përfshi befas nga zjarri mëngjesin e djeshëm. Në anijen e cila ndodhet në det të hapur prej më se 24 orësh e asistuar në operacione shpëtimi, ndodheshin 25 persona me kombësi shqiptare. Prej tyre tetë kanë arritur të shpëtohen. Mëngjesin e sotëm ishte Brunilda Kazo ajo që u shpëtua e fundit, ndërsa aktualisht në bord ndodhen qindra persona të tjerë. Në total në traget ndodheshin mbi 470 persona, shumica me kombësi greke, rreth 100 italianë dhe afro 25 persona shqiptarë. Në tragetin e përfshirë nga zjarri, një shtetas grek humbi jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur. Në rast se konfirmohen 4 viktimat, atëherë bashkë me viktimën e parë shkon në pesë numri i tyre.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *