Home / Lajme / Rajon / 53 -vjeçari i vë flakën vetes pranë komisariatit

53 -vjeçari i vë flakën vetes pranë komisariatit

02 dhjetor – Lushnjë

Një person i ka vënë flakën vetes përpara Komisariatit të Lushnjës, duke provokuar një skemë horrori për kalimtarët. Sipas të dhënave 53-vjeçari Jorgo Derka kishte shkuar më parë në policinë e Lushnjës për të zgjidhur një konflikt pronësie, por askush nuk e kishte marrë parasysh ankesën e tij.

Në shenjë proteste dhe nën kushtet e depresionit, Derka i ka vënë flakën vetes. Ishin punonjësit e policisë ata që shuan flakët në trupin e 53-vjeçarit. I dëmtuari u dërgua me shpejtësi në spital, por për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, i nis drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Gjendja shëndetësore e tij paraqitet e rëndë. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e detyruan Jorgo Derkën t’i jepte fund jetës së tij.

Gjithashtu lexo

Turqia kërkon rishikimin e kufijve detarë me Greqinë, grekët kundërpërgjigjen: Jemi gati edhe për luftë

Një ditë pas deklaratave të ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, se zona e disa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *