Home / Lajme / Maqedoni / 67 vjeçarja pa shtetësi, e rrezikshme për Maqedoninë

67 vjeçarja pa shtetësi, e rrezikshme për Maqedoninë

21 dhjetor- “Herën e parë e refuzuan me arsyetimin se është e rrezikshme për Maqedoninë. Pas gjashtë muajve bëmë sërish kërkesë. Kësaj radhe e kanë refuzuar, sepse nuk e ka ditë mirë maqedonishten. Herën tjetër i kanë kërkuar që të marrë dokumentet nga Serbia dhe të kërkoj qëndrim të përkohshëm në Maqedoni.

Lokja 67-vjeçare, Bejnaze Ahmeti edhe pse jeton në Maqedoni me vite të tëra, akoma nuk e ka marrë shtetësinë e Maqedonisë.

Një nga arsyetimet më interesante që i është dhënë asaj gjatë disa aplikimeve që ka bërë për të marrë shtetësinë e Maqedonisë është se ajo është e rrezikshme për shtetin.

67-vjeçarja që jeton në Kumanovë është me origjinë ngë Presheva. Ajo, në moshën pesë vjeçare bashkë me familjen e saj ka ardhur në fshatin Vaksincë të Kumanovës.

“Kam qenë fëmijë kur kemi ardh nga Presheva në Vaksincë, as nuk e mbaj mend atë kohë. I kam pas vetëm5 vjet”, thotë lokja Bejnaze për “Lajm”.

Edhe pse ka plot 67 vjet që jeton në Maqedoni, ka familje të mbushur me fëmijë, nipër dhe mbesa, që të gjithë shtetas të Maqedonisë, për loken nuk ka shtetësi, pasi ajo e rrezikon Maqedoninë. Por, pse dhe si e rrezikon Maqedoninë, lokja nuk e di, atë e dinë vetëm institucionet e Maqedonisë që i kanë kthyer një përgjigje të tillë.

Pas pavarësimit të Maqedonisë e tërë familja ka bërë kërkesë për shtetësi. Të gjithëve u është pranuar kërkesa me përjashtim të lokës Bejnaze.

Pastaj ajo ka provuar që të marrë shtetësinë e Maqedonisë nëpërmjet një organizate joqeveritare “Arka”, organizatë kjo që i ndihmonte shtetasit e ish Jugosllavisë që të fitojnë shtetësi të Maqedonisë, por më kot, sërish lokes ia kanë rrefuzuar kërkesën.

Ajo me ndihmën e familjarëve të saj nuk ëhstë ndalur këtu, por sërish ka aplikuar edhte tri herë të tjera për shtetësi.

“Herën e parë e refuzuan me arsyetimin se është e rrezikshme për Maqedoninë. Pas gjashtë muajve bëmë sërish kërkesë. Kësaj radhe e kanë refuzuar, sepse nuk e ka ditë mirë maqedonishten. Herën tjetër i kanë kërkuar që të marrë dokumentet nga Serbia dhe të kërkoj qëndrim të përkohshëm në Maqedoni.

Pasi i ka mbledh të gjitha dhe I ka dërguar, sërish e kanë refuzuar, pasi është dash që të ketë pasaportë biometrike të Serbisë”, rëfen për “Lajm” , Sulejman Ahmeti, djali I lokes Bejnaze.

Por si të gjej ajo pasaportë biomentrike të Serbisë, kur ka qenë vetëm 5 vjeçe kur ka ardhur nga Presheva në fshatin Vaksincë të Kumanovës?

Përpjekjet për të marrë shtetësi për loken Bejnaze, fëmijët e saj I kanë berë edhe nëpërmjet deputetit të zonës së Likovës, ku dhe I kanë dërguar një pjesë të dokumenteve para dy viteve, gjatë takimeve që kishin deputetët me qytetarët. Por më kot, shtetësi nuk ka marrë dot. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *