Home / Lajme / Maqedoni / Abdurrahmani: Fitova falë qasjes sime unifikuese, Dega e Tetovës ende më e fortë

Abdurrahmani: Fitova falë qasjes sime unifikuese, Dega e Tetovës ende më e fortë

2 dhjetor-
“Unë për vete garantoj se nuk kam përdorur as shantazhe, as premtime dhe as kërcënime. Po nëse dikush, nuk e kam fjalën për zonjën Arifi, pretendon të kundërtën, atëherë le ta dëshmojë dhe denoncojë pranë partisë”, shprehet Abdurrahmani

Votat e fitores sime i kam marrë falë frymës së bashkimit dhe unifikimit. Nuk kam qenë dhe nuk do të jem asnjëherë kontribuues i përçarjes, dhe po në këtë mënyrë do të vazhdoj.

Kjo është deklarata e kryetarit të ri të Degës së BDI-së në Tetovë, Resi Abdurrahmani, dhënë Agjencisë së Lajmeve “Zhurnal”.

Abdurrahmani nuk pranon të komentojë deklaratat e kundërkandidates Teuta Arifi, e cila në prononcimin për Alsat-M, do të linte të kuptohej se në garën për kreun e BDI-së në Tetovë janë përdorur edhe kërcënime dhe lobingje.

Kreu i sapozgjedhur i Degës, nuk beson se Arifi bën aludime të tilla për atë dhe për kandidatin tjetër, dhe shton se ushqen respekt për zonjën Arifi, si nënkryetare e partisë.

“Teuta Arifi është një personalitet i nderuar dhe në të njëjtën kohë është nënkryetare e partisë”, thotë Abdurrahmani.

“Në deklaratën e saj ajo ka treguar çfarë nuk ka bërë, që nuk nënkupton se ne të tjerët e kemi bërë. Unë nuk mendoj se ajo e ka pasur këtë qëllim. Nuk mendoj se ajo aludon se ne kemi bërë kërcënime”, thotë Abdurrahmani për “Zhurnal”.

Ai thotë se sikur të kishin ekzistuar raste tilla, ato sigurisht do të ishin denoncuar në parti.

“Unë për vete garantoj se nuk kam përdorur as shantazhe, as premtime dhe as kërcënime. Po nëse dikush, nuk e kam fjalën për zonjën Arifi, pretendon të kundërtën, atëherë le ta dëshmojë dhe denoncojë pranë partisë”, shprehet Abdurrahmani.

Ai shpreh mirëkuptim për mendimin ndryshe, dhe thotë se po kështu tolerante ka qenë përherë edhe BDI.

“Në BDI mund të ketë mendime të ndryshme, larmi mendimesh dhe qëndrimesh të kundërta. Kjo është madhështia e BDI-së. Por ama përherë ka pasur respektim të vendimeve të përbashkëta”, tha Abdurrahmani.

Kryetari i ri hedh poshtë gjithashtu zërat për ndasitë e llojit “krahu i luftës dhe krahu intelektual”, duke akuzuar për këtë një pjesë të “portaleve joserioze dhe rrjetet sociale”.

“Vetë prezenca e Hazbi Likës, kryetarit të parë të Degës së Tetovës, kryetarit paraprak Atilla Rexhepi dhe kryetarit të Grupit të Punës Xhevat Ademi, mendoj se përcjell mesazh uniteti dhe jo mesazhe përçarjeje. Dega e Tetovës nuk ka dalë më e dobët, por do të vazhdojë në rrugën e saj të trasuar dhe sipas programit të BDI-së”, shprehet Abdurrahmani.

Në garën për kryetar të BDI-së në Tetovë, Resi Abdurrahmani fitoi 61 vota, Hisen Xhemaili 37 dhe Teuta Arifi 21.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *