Home / Lajme / Maqedoni / Adnan Jashari i BDI-së: Stema ka elemente shqiptare

Adnan Jashari i BDI-së: Stema ka elemente shqiptare

06 Dhjetor – “Pamja e stemës së re në vete ndërthur të kaluarën e përbashkët të të gjitha popujve dhe kulturave në vendin tonë si dhe idenë e orientimit demokratik evropian.

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari në një prononcim thotë se Maqedonia është ndër shtetet e fundit ish socialiste qe në stemën e vet ka elemente te proveniencës ideologjike të ish- sistemit dhe ishte koha e fundit që të çlirohemi nga kjo barrë e të kaluarës së hidhur për të gjithë popujt e veçanërisht për shqiptarët.

“Pamja e stemës së re në vete ndërthur të kaluarën e përbashkët të të gjitha popujve dhe kulturave në vendin tonë si dhe idenë e orientimit demokratik evropian.Duke u kujdesur për atë që bashkon dhe duke patur parasysh elementet e heraldikës së stemave edhe evropiane, propozimi i qeverisë së Maqedonisë për Stemën e re paraqet luanin e kuq ne një sfond të verdh, simbole këto qe i hasim që nga antika e deri te familjet e mëdha feudale shqiptare. Kurora e kalasë me pesë elementet përcjellëse simbolizon bashkëjetesën e kulturave dhe qytetërimeve iliro-dardane, prandaj me bindjen më të mirë se jemi duke bërë propozim të qëlluar dhe të qëndrueshëm shpresoj se edhe debati publik që do organizohet me këtë rast do e arsyetojë nevojën e sjelljes së këtij ligjit aq të rëndësishëm për rrumbullakësimin e shtetformësisë së RM-së. Me qëllimin më të mirë dhe përcaktimin e paluhatur për të patur një proces krejtë transparent dhe kontribues në emër të ministrisë së drejtësisë si propozues formal mirëpresim çdo mendim, ide e sugjerim që do të dalë nga diskutimi i gjerë dhe gjithëpërfshirës.” shprehet Jashari.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *