Home / Lajme / Maqedoni / Agim Ibraimi për të dytën herë është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Maqedon

Agim Ibraimi për të dytën herë është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Maqedon

24 dhjetor-Agim Ibraimi për të dytën herë është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Maqedoni, pasi pas vitit 2012, edhe tani rrëmben me plotë meritë titullin e më të mirit. Paraqitjet e mira me përfaqësuesen e Maqedonisë dhe skuadrën e Mariborit në Ligën e Kampionëve, tetovarin e avansonin shumë para kandidatëve tjerë.

Federata e futbollit të Maqedonisë të martën mbrëma organizoi manifestimin e shpalljes së më të mirëve për vitin 2014, ndërsa cmimet kryesore shkuan në adresë të sportistëve shqiptarë. Agim Ibraimi fiton cmimin kryesor si ‘Prezentues më i mirë i futbollit të Maqedonisë’, Jasir Asani i Vardarit u zgjodh ‘futbollisti më i mirë i vitit’, Afrodita Salihi mori cmimin ‘golashënuesja më e mirë në konkurencë të femrave’, ndërsa mirënjohje u nda edhe për Shkëndijën e Tetovës.

Agim Ibraimi për të dytën herë është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Maqedoni, pasi pas vitit 2012, edhe tani rrëmben me plotë meritë titullin e më të mirit. Paraqitjet e mira me përfaqësuesen e Maqedonisë dhe skuadrën e Mariborit në Ligën e Kampionëve, tetovarin e avansonin shumë para kandidatëve tjerë.
“ Është një kënaqësi e madhe dhe motivacion për të ardhmen. Shpresoj se në të ardhmen në vitet 2015 e 2016 do të jemë pjesë e këtij manifestimi.“, tha Agim Ibraimi.
Ibraimi shton se gjithmonë ka besuar në punën që bën dhe shpreson që kjo mos jetë hera e fundit që shpallet futbollisti më i mirë.“Kma besuar se do të zgjidhem një herë, nuk e dija se kur. Por kur u zgjodha herën e parë , ajo nuk mjaftonte dhe doja të zgjidhen për së dyti. Tani dua që të zgjidhem edhe herën e tretë. “, përfundoi Ibraimi.
Cmimin kryesor të mbrëmjes që shkoi në duart e Ibraimit e ndau nënkryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini, i cili nuk fshehi kënaqësinë që pikërisht një shqiptar fiton sërisht këtë mirënjohje. Ibraimi nuk ishte shqiptari i vetëm në piedestal, pasi Jasir Asani i Vardarit u zgjodh ‘futbollisti më i mirë i vitit.“ Umë jam shumë i kënaqur që u zgjodha futbollist më i mirë i ri në Maqedoni. Ky është një sukses për mua dhe paraqet nxitje për të punuar më shumë .“, tha pas marjes së shpërblimit Jasir Asani.
Po ashtu u ndanë edhe shum çmime të tjera. Afrodita Salihi e klubit të futbollit të femrave Kocani me 45 gola të shënuar fitoi cmimin ‘golashënuesja më e mirë në futbollin e femrave’, ndërsa FFM ndau mirënjohje edhe për Shkëndijën e Tetovës dhe Vardarin e Shkupit për investimet dhe planet serioze në futbollin e Maqedonisë. Borce Manevski i cili sezonin e kaluar me Rabotnickin fitoi cmimin e dyfishtë, u zgjodh ‘futbollisti më i mirë vendor’, Igor Angelovski po i Rabotnickit doli ‘trajneri më i mirë i vitit’, ndërsa skuadra e tyre doli ‘ekipi më fer plej’. Dejan Bllazhevski rëmbeu cmimin ‘golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar’, pasi realizoi 19-të gola për Horizontin, Natasha Andonova është ‘futbollistja më e mirë e vitit’, ndërsa Dimitar Meckarovski për herë të dytë fiton cmimin ‘arbitri më i mirë i vitit. Alsat

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *