Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti trishton qytetarët paralajmëron Ukraninën!

Ahmeti trishton qytetarët paralajmëron Ukraninën!

25 dhjetor-
“Ne nuk e caktojmë partnerin me kë do të punojmë, as pala e komunitetit tjetër nuk mund ta zgjedh partnerin.
Këtë partneritet e kushtëzon vullneti i lirë i shumicës së qytetarëve, vota e qytetarëve. Gjatë bashkëpunimit me këtë partneritet ka dallime të shumta të qëndrimeve dhe vështirësi të shumta “, u shpreh Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në fjalimin e tij me rastin e fund-vitit derisa shpalosi të arriturat e subjektit që ai drejton, u shpreh se gjatë qeverisjes me partnerin e koalicionit ka edhe vështirësi.

“Ne nuk e caktojmë partnerin me kë do të punojmë, as pala e komunitetit tjetër nuk mund ta zgjedh partnerin.
Këtë partneritet e kushtëzon vullneti i lirë i shumicës së qytetarëve, vota e qytetarëve. Gjatë bashkëpunimit me këtë partneritet ka dallime të shumta të qëndrimeve dhe vështirësi të shumta “, u shpreh Ahmeti.

Ndërkohë sa i përket anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE kreu i integristëve u shpreh se integrimi i Ballkanit perëndimorë në këtë institucione është i domosdoshëm, në të kundërtën ai u shpreh se ‘Ukraina nuk është larg’.

“Ballkani perëndimor duhet të hapëroj shpejtë drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE, sepse nuk është larg Ukraina, ku prej fillimit të krizës ka mbi 5000 viktima”, tha Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij me rastin e fund-vitit.

Ahmeti ka komentuar edhe propozimin për stemën e re të Maqedonisë.

“Ne mendojmë që komuniteti shqiptarë jo vetëm që duhet të jetë i përfillshëm por edhe i dakordueshëm sepse bëhet fjalë për simbol që na përfaqëson të gjithëve”.

Ahmeti gjithashtu foli edhe për mosmarrëveshjet brenda BDI-së duke theksuar se bëhet fjalë për vlerë demokratike e cila duhet ruajtur me shumë kujdes për të mos kaluar në anarki. Me kete rast te gjithe liderët në fund vit japin mesazhe urime Ahmeti ka zgjedhur retorikën për të paralajmëruar skena si në Ukrainë.

Gjithashtu lexo

Rikthimi i madh i PDSH dhe Menduh Thaçit – (FOTO)

Paralajmërimi për hyrjen Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit në Qeveri të Maqedonisë ka shkaktuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *