Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti uron Mustafën

Ahmeti uron Mustafën

10 dhjetor-Ju siguroj z. Kryeministër që tek Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tek unë do të gjeni partner dhe bashkëpunëtor në realizimin e pritjeve të qytetarëve tanë

I nderuari Kryeministër Mustafa,

Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, t’ju uroj për zgjedhjen tuaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës duke ju shprehur dëshirat më të sinqerta për shëndet dhe sukses në kryerjen e detyrës së re.

Ditë më parë, e pash të udhës që ta përshëndes arritjen e marrëveshjes midis dy partive më të mëdha politike në Kosovë, marrëveshje kjo që tashmë u zbatua në kuvend nëpërmjet të zgjedhjes së qeverisë së Kosovës.

Duke ju përgëzuar juve bashkë me të gjithë anëtarët e kabinetit të ri, ju ftoj që bashkarisht ti intensifikojmë përpjekjet tona për përafrim edhe më të madh të Shkupit me Prishtinën dhe që sa më shpejt të realizojmë mbledhje të përbashkëta midis dy qeverive ku do të diskutohet zbatimi i marrëveshjeve të shumta bilaterale, përfshirë edhe nevojën për kalim të kufirit vetëm me letërnjohtime dhe menaxhim të integruar të kufirit si dhe lidhjen infrastrukturore midis Maqedonisë dhe Kosovës.

Ju siguroj z. Kryeministër që tek Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tek unë do të gjeni partner dhe bashkëpunëtor në realizimin e pritjeve të qytetarëve tanë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *