Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Problemi me emrin na mban larg integrimeve

Ahmeti:Problemi me emrin na mban larg integrimeve

12 dhjetor-“Pa përfshirjen e miqve ndërkombëtar, kjo çështje nuk zgjidhet. Pa zgjidhjen sa më të shpejt të kësaj çështjeje, nuk mund të ketë stabilitet dhe paqë të qëndrueshme në vend dhe në rajon, e aq më pak marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe zhvillim ekonomik”, theksoi Ahmeti.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në agjendën e tij me diplomat evroperëndimor vazhdon të shtrojë zgjidhjen e çështjes së emrit.

Kjo temë u diskutua sot edhe me diplomaten Anik Van Kalster, ambasadore e Belgjikës në Maqedoni, por rezidente në Sofje të Bulgarisë.

Në komunikatën e BDI-së theksohet se Ahmeti foli rreth nevojës së angazhimit konkret ndërkombëtar në drejtim të zgjidhjes së kontestit midis Shkupit dhe Athinës që po na mban larg integrimit në NATO dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Pa përfshirjen e miqve ndërkombëtar, kjo çështje nuk zgjidhet. Pa zgjidhjen sa më të shpejt të kësaj çështjeje, nuk mund të ketë stabilitet dhe paqë të qëndrueshme në vend dhe në rajon, e aq më pak marrëdhënie të shëndosha ndëretnike dhe zhvillim ekonomik”, theksoi Ahmeti.

Sipas tij, edhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik është peng i moszgjidhjes së çështjes së emrit dhe vonesës së anëtarësimit në NATO dhe BE, për arsye të pasigurisë politike dhe financiare që shkakton edhe tek investitorët e huaj.

Duke folur për opozitën maqedonase, Kryetari Ahmeti foli për mungesën e agjendës konkrete si dhe ftoi deputetët opozitar që të kthehen në kuvend ku do të mund ti prezentojnë qëndrimet e veta dhe propozimet për politika më të mira ndaj qytetarëve. Ahmeti dhe Kalster kanë folur edhe për investimet e mundshme belge në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *