Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Status quo-ja rrezikon marrëdhëniet ndëretnike

Ahmeti:Status quo-ja rrezikon marrëdhëniet ndëretnike

11 dhjetor- Status Quo ose qëndrimi në vend rrezikon marrëdhëniet ndëretnike që paraqesin shtyllë të stabilitetit të shoqërisë tonë dhe agjenda politike Euro-Amerikane duhet patjetër që ta rikthen Maqedoninë në vëmendje.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë në Tetovë Komisionerën e Lartë të OSBE për komunitete, Astrid Thors. Ahmeti dhe Thors diskutuan rreth zhvillimeve politike në vend, rolin e opozitës, integrimin EuroAtlantik, marrëveshjen e Ohrit, arsimin dhe marrëdhëniet ndërfqinjësore. Kryetari Ahmeti ritheksoi që vendi i opozitës duhet të jetë në Kuvend dhe kjo duhet të ndodh sa më shpejt. BDI do ti mbështes të gjitha nismat konstruktive të opozitës në Kuvend. Maqedonia ballafaqohet me sfida të rëndësishme dhe opozita ka përgjegjësi të madhe në këto procese që përcaktojnë të ardhmën e vendit.Duke folur për marrëdhëniet ndëretnike, Kryetari Ahmeti theksoi që ato më së miri mirëmbahen nëpërmjet të integrimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian. Ky proces relakson marrëdhëniet midis dy komuniteteve shumicë dhe mundëson anëtarësim të menjëhershëm në NATO, ndërsa reformat dhe standardet do të adresohen gjatë rrugëtimit tonë drejt BE. Status Quo ose qëndrimi në vend rrezikon marrëdhëniet ndëretnike që paraqesin shtyllë të stabilitetit të shoqërisë tonë dhe agjenda politike Euro-Amerikane duhet patjetër që ta rikthen Maqedoninë në vëmendje. Kryetari Ahmeti gjithashtu foli për marrëveshjen e Ohrit dhe dallimet midis partive politike shqiptare dhe ato maqedonase në drejtim të zbatimit të Kushtetutës në lidhje me përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, por edhe me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, zbatueshmërinë e ligjeve të miratuara, etj. Bashkimi Demokratik për Integrim është përcaktuar për të ngritur cilësinë në arsim në të gjitha nivelet dhe ky proces zë vend shumë të rëndësishëm në agjendën tonë. Në këtë process duhet të kyçen të gjitha palët në mënyrë që të sigurojmë zgjidhje cilësore për sfidat e arsimit në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *