Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i madh në fashatin Vullkov të Shkupit

Aksident i madh në fashatin Vullkov të Shkupit

15 dhjetor – Mbi 40 vetura të përfshira në aksidentin që u bë sot herët në mëngjes në fshatin Vullkovë të Shkupit

Në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Vullkov të Shkupit ka ndodhur një aksident zinxhir ku janë përplasur dhjetëra automjete. Mësohet se nuk ka viktima në njerëz por vetëm të lënduar më lehtë, ndërkohë që është shkaktuar dëm i madh material. Shkak për aksidentin ka qenë mjegulla e dendur dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike.

Almakos mëson se edhe në njërën nga pikat pagesore në magjistralen Kumanovë-Shkup gjithashtu ka ndodhur një aksident zinxhir, ku janë përplasur disa automjete. Edhe në këtë aksident përveç dëmit material, nuk ka viktima në njerëz./Almakos/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *