Home / Lajme / Maqedoni / Aksident nërrugëmn Tetovë – Shkup (VIDEO)

Aksident nërrugëmn Tetovë – Shkup (VIDEO)

Tetovë, 29 dhjetor – Moti i ligë si pasojë e reshjeve të borës dhe mos intervenimi në mënyr adekuate nga ana e institucioneve përgjegjëse për pastrimin e tyre ka bërë që të regjistrohen shumë aksidente të vogla dhe pa lëndime serioze.

Kjo situatë e këtillë ka bërë që të regjistrohen edhe aksidente në autostradën Tetovë-Shkup. Aksidenti me më shumë të lënduar është regjistruar në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të mbikalimit të fshatit Debërcë, kur vetura Mercedes me targa të Gostivarit, e drejtuar nga M.T 33 vjeçar nga Gostivari, ka goditur në veturë që ka qëndrua ne vend “Opel” me targa të Tetovës që e ka drejtuar 54 vjeçari nga Shkupi M.K e cila ka pasur vështirësi gjatë qarkullimit.

“Në këtë askident vozitësi I veturës “Opel” ka marrë lëndime trupore është transferuar dhe mbajtur për kurim në Spitalin Klinik të Tetovës. Por në këtë aksident lëndime më të rënda kanë marrë vozitësi I veturës “Ford” me targa të Ohërit, A.N (24) nga Ohëri dhe bashkëudhtarja G.Sh (31) poashtu nga Ohëri të cilët në ndërkohë kishin ndaluar për t`i ndihmuar vozitësit të veturës “Opel”. Dy banorët e Ohërit në mënyrë urgjente janë transferuar në klinikat e Shkupit pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Tetovës.Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe zbardhen detajet rreth këtij aksidente, kurse dëmi i shkaktuar është vlerësuar rreth 60 mijë denarë”, njofton Policia e Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe, aksidentet e pazakonshëm janë përditshmëri në këtë periudhe kur pjesa dërmuese e rrugëve nuk pastrohen si duhet. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *