Home / Lajme / Maqedoni / Aksident zinxhirë, përplasen dhjetëra vetura

Aksident zinxhirë, përplasen dhjetëra vetura

14 dhjetor-
“Ky është bilanci i aksidentit të sotëm rrugor që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në Qarkoren e Shkupit. Viktima në njerëz nuk ka, por ka disa të lënduar”.

18 makina janë përplasur në një aksident zinxhirë sot në orët e para të mëngjesit pranë qarkores në hyrje të Shkupit nga Tetova. Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka viktima në njerëz, por vetëm të lënduar më lehtë, ndërkohë që është shkaktuar dëm i madh material. Shkak për aksidentin ka qenë mjegulla e dendur dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike.

“Ky është bilanci i aksidentit të sotëm rrugor që ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit në Qarkoren e Shkupit. Viktima në njerëz nuk ka, por ka disa të lënduar”.

Nga Urgjenca e Qytetit thonë se nga ky aksident trafiku kanë pranuar 5 persona tek të cilët janë konstatuar lëndime të lehta trupore. Personave në fjalë u janë bërë edhe radiografi dhe ata brenda ditës do të lëshohen për trajtim shtëpiak. Nga Urgjenca e Qytetit gjithashtu njoftojnë se në mesin e të lënduarve nuk ka pasur fëmijë. Po sot edhe në njërën nga pikat pagesore në magjistralen Kumanovë-Shkup gjithashtu ka ndodhur një aksident zinxhir, ku janë përplasur disa makina. Edhe në këtë aksident përveç dëmit material, nuk ka viktima në njerëz. Ndryshe nëpër komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale po zhvillohet me vështirësi për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë nga mjegulla sidomos në akset rrugore Veles-Shkup, Katllanovë-Veles, Tetovë, Makedonski Brod, Pavleshenci, Koçan, Dellçevë dhe Strumicë. Për shkak të mjegullës të gjitha fluturimet dhe aterrimet në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” mëngjesin e sotëm janë anuluar. Sipas informatave në ueb faqen e aeroportit, një pjesë e aterrimeve në orët e herëta të mëngjesit janë orientuar drejt aeroportit të Ohrit. alsat

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *