Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentohen 19 vetura në magjistralen Tetovë – Shkup (VIDEO)

Aksidentohen 19 vetura në magjistralen Tetovë – Shkup (VIDEO)

Shkup, 15 dhjetor – Sipas të dhënave zyrtare, në aksident janë përfshirë gjithsej 19 makina. Si pasojë e aksidentit, 9 persona kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar në klinikat e Shkupit, raporton Televizioni Koha.

Autoritetet saktësuan numrin e makinave që u përfshinë në aksidentin masiv të mëngjesit të sotëm, si dhe të personave që morën dëmtime. Sipas të dhënave zyrtare, në aksident janë përfshirë gjithsej 19 makina.

Si pasojë e aksidentit, 9 persona kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë transportuar në klinikat e Shkupit. Policia po heton shkaqet e aksidentit, që mendohet se kanë të bëjnë me dukshmërinë e ulët për shkak të mjegullës. Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka viktima në njerëz, por vetëm të lënduar më lehtë, ndërkohë që është shkaktuar dëm i madh material, transmeton Televizioni Koha.

Nga Urgjenca e Qytetit gjithashtu njoftojnë se në mesin e të lënduarve nuk ka pasur fëmijë. Po sot edhe në njërën nga pikat pagesore në magjistralen Kumanovë-Shkup gjithashtu ka ndodhur një aksident zinxhir, ku janë përplasur disa makina. Edhe në këtë aksident përveç dëmit material, nuk ka viktima në njerëz, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe nëpër komunikacioni në të gjitha rrugët magjistrale dhe rajonale po zhvillohet me vështirësi për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë nga mjegulla sidomos në akset rrugore Veles-Shkup, Katllanovë-Veles, Tetovë, Makedonski Brod, Pavleshenci, Koçan, Dellçevë dhe Strumicë. Për shkak të mjegullës të gjitha fluturimet dhe aterrimet në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” mëngjesin e sotëm janë anuluar, njofton Televizioni Koha.

Sipas informatave në ueb faqen e aeroportit, një pjesë e aterrimeve në orët e herëta të mëngjesit janë orientuar drejt aeroportit të Ohrit dhe Prishtinës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *