Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentohen 3 makina në rrugën Tetovë-Gostivar

Aksidentohen 3 makina në rrugën Tetovë-Gostivar

Tetovë, 06 dhjetor – Dje rreth orës 09:20, në rrugën Gostivar-Tetovë, pranë Negotinës, ka ndodhur një aksident ku janë të përfshira tre automjete.

Në këtë aksident janë të përfshira makina e tipit “Spark” me targa të Strumicës, i drejtuar nga N.N 40-vjeçar nga Tetova, një automjet i mallrave “Ford Transit” me targa të Strumicës, drejtuar nga V.V 44-vjeçar nga Vasileva dhe makina e tipit “Mercedes” në targa të Gostivarit e drejtuar nga A.B 20-vjeçar nga Gostivari, njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Në aksident, drejtuesit e dy automjeteve dhe dy pasagjerët e makinës së mallrave të moshës 19 dhe 36 vjeç nga Vasileva, kan marr lëndime të lehta dhe më pas janë transferuar në spitalin e Gostivarit dhe u është dhënë ndihma mjekësore, dhe më pas janë të liruar nga spitali.

Është bërë kontrolli i vendit të ngjarjes, dhe më pas nga ana e policisë do të shpjegohet për shkaqet dhe çdo gjë tjetër në lidhje me aksidentin, ku dëmi i përgjithshëm është vlerësuar në 300 mijë denarë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *