Home / Lajme / Maqedoni / Ardian Bilalli kryetar të Parlamentit Studentor të USHT-së

Ardian Bilalli kryetar të Parlamentit Studentor të USHT-së

2 dhjetor-Unë zotohem se, ne si udhëheqësi e re do të bëjmë çmos që t’i përmbushim detyrimet tona ndaj studentëve, sepse ne jemi zgjedhur nga ata dhe do vazhdojmë të punojmë për të mirën e tyre dhe vetëm në këtë mënyrë do ta nderojmë edhe veten, por edhe Universitetin Shtetëror të Tetovës”, deklaroi Kryetari i ri i Parlamentit Studentor të USHT-së, Ardian Bilalli

-Kandidati për Kryetar të Parlamentit Studentor të Universitetit Shtetëror të Tetovës, Ardian Bilalli do të jetë Kryetari i ri i Parlamentit Studentor të USHT-së. Pas numërimit të votave Komisioni zgjedhor i Parlamentit Studentor të USHT-së edhe zyrtarisht e ka shpallur fitues Ardian Bilallin, me 3325 vota, ndërsa kandidati tjetër Nderim Limani arriti të fitojë 1028 vota.Kryetari i Komisionit zgjedhor të PS-USHT-së, Faik Bajrami, gjatë shpalljes së rezultateve deklaroi se në të gjitha qendrat e votimit kanë votuar gjithsej 4437 studentë, ndërsa Komisioni zgjedhor ka verifikuar 84 vota si të pavlefshme.Në shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për Kryetar të Parlamentit Studentor të USHT-së i pranishëm ishte Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Vullnet Ameti. Ai, në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të pranishmëve theksoi se këto zgjedhje organizohen për herë të parë në historinë e Universitetit Shtetëror të Tetovës. ”Dëshiroj t’u përgëzoj të gjithëve këtu për kulturën që treguat gjatë procesit të votimit. Ju jeni të gjithë fitues, pasi ia dolët të organizoni zgjedhje të lira, korrekte, ferr dhe demokratike, zgjedhje këto që organizohen për herë të parë në historikun e Universitetit Shtetëror të Tetovës. Dua t’i përgëzoj të dy konkurrentët për të gjitha aktivitetet që kanë zhvilluar gjatë fushatës. Ju dhe të gjithë studentët dëshmuat se dini të organizoni zgjedhje të lira, dini të uroni fitoren, por edhe të pranoni humbjen, ky është parimi thelbësor në demokraci”, tha Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti.Kryetari në largim i Parlamentit Studentor të USHT-së, Shaban Arsllani e ka uruar udhëheqësinë e re që mori legjitimitetin e studentëve, duke shpresuar se kjo strukturë e sapozgjedhur do t’i realizojë objektivat dhe premtimet që i kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore.Kandidati për Kryetar të Parlamentit Studentor të USHT-së, Nderim Limani vuri në dukje se, pavarësisht garës që është zhvilluar, ne duhet t’ia shtrijmë dorën njëri tjetrit dhe të vazhdojmë të punojmë fuqishëm për të mirën e studentëve dhe të USHT-së. “Dëshiroj ta përgëzoj dhe t’i uroj Ardin Bilallit për fitoren. E rëndësishme ishte që zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë shumë demokratike dhe besoj se dhamë një shembull të mirë se si zhvillohet një proces zgjedhor. Ne duhet që në të ardhmen të vazhdojmë të punojmë së bashku për t’i ndihmuar studentët dhe universitetin në përgjithësi, pavarësisht sfidave të cilat na presin në të ardhmen”, theksoi Nderim Limani, kandidati për Kryetar të Parlamentit Studentor të USHT-së.Fituesi i zgjedhjeve për Kryetar të Parlamentit Studentor të USHT-së, Ardian Bilalli i ka falënderuar të gjithë studentët për mbështetjen që i kanë dhënë, duke shtuar se do të angazhohet në maksimum që mos t’i zhgënjejë ata. Dua t’i falënderoj të gjithë studentët për mbështetjen që më kanë dhënë, po ashtu edhe Komisionin zgjedhor, për punën e shkëlqyer që ka bërë. Unë zotohem se, ne si udhëheqësi e re do të bëjmë çmos që t’i përmbushim detyrimet tona ndaj studentëve, sepse ne jemi zgjedhur nga ata dhe do vazhdojmë të punojmë për të mirën e tyre dhe vetëm në këtë mënyrë do ta nderojmë edhe veten, por edhe Universitetin Shtetëror të Tetovës”, deklaroi Kryetari i ri i Parlamentit Studentor të USHT-së, Ardian Bilalli.Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit Studentor të USHT-së është student i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Ai, gjatë ditës së sotme do ta pranojë zyrtarisht detyrën e re nga Kryetari në largim i PS-USHT-së, Shaban Arsllani.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *