Home / Lajme / Maqedoni / Arestohen 10 femra ne nje klub nate ne Tetove

Arestohen 10 femra ne nje klub nate ne Tetove

27 Dhjetor – Siç njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, nga femrat nëntë kanë qenë shtetase të huaja, pesë nga Serbia, dy nga Bullgaria dhe nga një nga Mali i Zi dhe Kroacia

Dhjetë persona të gjinisë femërore të moshës 19 deri 27 vjeçare janë zbuluar nga policia gjatë një aksioni kontrollues që natën e kaluar gjysmë ore pas mesnate është zbatuar në nje klub nate në dalje të Tetovës në rrugën lokale në Saraqinë.

Siç njoftoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, nga femrat nëntë kanë qenë shtetase të huaja, pesë nga Serbia, dy nga Bullgaria dhe nga një nga Mali i Zi dhe Kroacia, si dhe një shtetase e Maqedonisë me ç’rast nëntë prej tyre janë punësuar si kërcimtare ndërsa njëra si këngëtare.

Shtetaset e huaja janë arrestuar nga policia dhe janë dorëzuar për procedurë të mëtejme në Sektorin për krim ndërkufitar, të huaj dhe readmision. “Është përcaktuar se ato kanë qenë të lajmëruara për qëndrim në atë zonë por kanë punuar pa leje përkatëse me ç’rast gjykatëse për shkelje i Gjykatës themelore të Tetovës u ka hqiptuar gjobë në të holla nga gjashtëqind euro, ndalesë prej një viti për hyrje në Maqedoni dhe deportimin në vendet e tyre”, tha Josifovski.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *