Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen 9 valltare në rajonin e Tetovës

Arrestohen 9 valltare në rajonin e Tetovës

Tetovë, 06 dhjetor – Mbrëm policia e Tetovës ka kryer një aksion për kapjen e vallatareve dhe këngëtareve që punojn në mënyr të paligjëshme.

Mbrëmë policia e Tetovës ka kryer një kontroll në dy restorante: “Baci” në fshatin Siniçan të Tetovës ku kan kapur 8 valltare, 3 nga Shqipëria, 2 nga Kosova si serbe dhe një me banim të përkohshëm në Tetovë dhe në “Energy Club” një vajzë nga Mali i Zi.

Nga policia e Tetovës thonë se nëntë valltaret janë të moshës nga 21vjeçe deri 37 vjeçe, të cilat kanë qenë të punësuara në mënyrë të paligjshme si këngëtare dhe valltare. Pas arestimit janë valltaret janë dërguar në stacionin policor të Tetovës, dhe sot do të përcillen në Departamentin e krimit ndër-kufitar, të huaj dhe ripranimi për procedurë të mëtutjeshme, në të cilat ata do të përcaktojnë të gjitha detajet rreth qëndrimit dhe të punës së tyre në këtë zonë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *