Home / Lajme / Maqedoni / ‘Arseni Jovkov’: Nisi bojkoti, do zgjas deri në shkarkimin e drejtoreshës

‘Arseni Jovkov’: Nisi bojkoti, do zgjas deri në shkarkimin e drejtoreshës

9 dhjetor-Ata kërkojnë emërimin e një drejtori shqiptar. Në rast se nuk pranohet kërkesa për dorëheqjen e drejtoreshës, prindërit paralajmëruan se do ti drejtohen edhe Qytetit të Shkupit,

Nxënësit e paraleleve në gjuhën shqipe të Shkollës së Mesme Ekonomike ‘Arseni Jovkov’ nisën bojkotin e procesit mësimor. Të mbështetur edhe nga prindërit, ata kërkojnë dorëheqjen e drejtoreshës Jovanka Asprovksa, kjo për shkak të, siç thonë nxënësit, zbatimit të standardeve të dyfishta që ushtron drejtoresha

Kërkesën për dorëheqjen e drejtoreshës, në arkivin e shkollës e dorëzuan përfaqësuesit e prindërve. Ata kërkojnë emërimin e një drejtori shqiptar. Në rast se nuk pranohet kërkesa për dorëheqjen e drejtoreshës, prindërit paralajmëruan se do ti drejtohen edhe Qytetit të Shkupit, do të ngrenë padi në Prokurorinë Publike, do kërkojnë kontrolle nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit si dhe do të këmbëngulin për marrjen e kompetencave qytetit të Shkupit, nga Ministria e Arsimit. Protestat e nxënësve me bojkotimin e një ore mësimi do të vazhdojë për çdo ditë , deri në plotësimin e kërkesës së nxënësve dhe prindërve.alsat

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *