Home / Lajme / Maqedoni / Asfaltohet rruga Shipkovicë-Brodec (VIDEO)

Asfaltohet rruga Shipkovicë-Brodec (VIDEO)

Tetovë,19 dhjetor – “Kjo rrugë është e gjatë 1600 metra, dhe me gjërësi 4.5 metra. Gjysma tjetër do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm dhe financohet nga agjencioni për zhvillim rural”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Rruga që lidh fshatrat Shipkovicë dhe Brodec të Malësisë së Tetovës, e cila është e gjatë rreth 4 kilometra, gjysma e saj është asfaltuar, kurse gjysma ka ngelur për vitin e ardhshëm. Me këtë rast kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e shoqëruar edhe nga kryetari i këshillit dhe udhëheqës të sektorëve ka vizituar këtë rrugë ku janë asfaltuar 1.5 kliometra. Në ndërkohë kryetari i Bashkësisë Lokale të Fshatit Brodec.

“Kjo rrugë është e gjatë 1600 metra, dhe me gjërësi 4.5 metra. Gjysma tjetër do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm dhe financohet nga agjencioni për zhvillim rural”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Bejtulla Bejtullau, shprehet se kjo rrugë është ka qenë në gjendje të vështirë, ndërsa si banorë ata presin që vitin e ardhshëm të përfundojë edhe pjesa tjetër e ngelur e cila është mjaft e dëmtuar. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *