Home / Sport / Barcelona fiton ndaj Valencias

Barcelona fiton ndaj Valencias

30 nëntor – Barcelona ka arritur te fitorja ndaj Valencias me një gol të vonshëm, në ndeshjen e javës së 13-të në La Liga që u zhvillua në Estadio de Mestalla.

Blaugranët patën posedimin në pjesën e parë, mirëpo Los Che në asnjë moment nuk u ndien të kërcënuar për të pësuar gol.

Shkodran Mustafi dhe bashkëlojtarët e tij e kryen mirë punën e tyre defensive. Mbrojtësi shqiptar u ndëshkua me karton të verdhë (27’) për shkak të një ndërhyrjeje në Neymar.

Në gjysmën e dytë, shanse patën të dyja skuadrat. Edhe vendasit edhe mysafirët dështuan të ishin efektivë deri në minutat shtesë.

Sergio Busquets ishte heroi i katalunasve, pasi shënoi golin në vlerën tri pikë (90’+4).

Barcelona ka 31 pikë, dy më pak se lideri Real Madrid. Valencia është e pesta në tabelë, me dy pikë prapa Sevillas që mban vendin e katërt.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *