Home / Lajme / Maqedoni / BDI dhe PDSH bojkotuan fjalimin vjetor të Ivanovit

BDI dhe PDSH bojkotuan fjalimin vjetor të Ivanovit

Shkup, 18 dhjetor – Dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH kanë bojkotuar sot fjalimin vjetor të presidentit të vendit, Gjorgje Ivanov.

Lidhur me këtë ka reaguar presidenti Ivanov duke shprehur keqardhje për mungesën e pranisë së deputetëve të opozitës maqedonase, por edhe të partive shqiptare.

“Vendet e zbrazëta në Parlament nuk mund të shprehin vullnetin e qytetarëve. Me këtë që lanë të zbrazët vendet në këtë shtëpi të demokracisë, ata lanë të papërfaqësuar që i kanë dhënë votën e tyre”, deklaroi Ivanov.

Ai theksoi se dëshiron të përmend faktin se para shtatë muajve kishte thirrur në bisedime liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ate të BDI-së, Ali Ahmeti për të biseduar për çështjet me interes shtetëror për vendin, por ata kishin refuzuar”, theksoi Ivanov, duke shtuar se ftesa për negociata është e hapur.

Duke folur për zhvillimet në vend, Ivanov shtoi se marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni akoma ballafaqohen me sfida, të cilat janë si pasojë e manipulimeve politike.

Ai përmendi edhe ballafaqimin me bllokadën në planin e evrointegrimeve nga ana e fqiut jugor Greqisë, por duke shtuar se prioritetet kryesore mbeten integrimi në NATO dhe BE.

Ndërsa nga BDI-ja theksojnë se mosprezenca në sallë gjatë fjalimit vjetor të Ivanovit, vetëm se vë në pah legjitimitetin e tij të kontestuar nga shqiptarët.

“Qëndrimi i Bashkimit Demokratik për Integrim ndaj Ivanovit është konzistent dhe nuk ka ndryshuar, ndërsa mosprezenca jonë e sotme në sallën e Kuvendit flet zëshëm për qëndrimin e shqiptarëve ndaj legjitimitetit të tij të kontestuar nga komuniteti i dytë shumicë në vend. Ndërsa, adresimi i tij i sotëm para një audience monopartiake në Kuvend dëshmon arsyeshmërinë e veprimit tonë në zgjedhjet presidenciale si dhe nevojën për reflektim të thellë mbi parimin e konsensualitetit”, shkruan në facebook deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *