Home / Lajme / Botë / Bëhen me pagesë rrugët gjermane

Bëhen me pagesë rrugët gjermane

T​arifa vjetore për shoferët e veturave të huaja do të kushtojë rreth 130 euro. Shoferët do të paguajn për dy muaj 22 € ose 10 euro për dhjetë ditë.

T​arifa vjetore për shoferët e veturave të huaja do të kushtojë rreth 130 euro, ndërsa për veturat ekologjike do të llogaritet me zbritje.

Shoferët do të jenë në gjendje të paguajnë tarifa për dy muaj, duke përdorur autostradat për 22 €, ose 10 euro për dhjetë ditë.

Dëshmia e pagesës do të duhet të jetë e ngjitur në xhamin e përparëm të veturës dhe kamerat do të regjistrojnë vinjetat dhe regjistrimin e automjetit.

Propozimprojekti për pagesat në autostradat është miratuar të mërkurën nga Qeveria gjermane dhe do të shqyrtohet nga Parlamenti.

Aplikimin e pagesës së autostradave do ta përjetojnë vetëm shoferët e veturave të huaja, sepse gjermanëve për pagesën në autostrada për automjetet e tyre do t‘u hiqet në tatimin mbi pronë.

Komisioni Evropian ka rezerva për aplikimin e pagesave në autostrada dhe beson se po bëhet diskriminim ndërmjet shoferëve gjermanë dhe të huaj.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *