Home / Lajme / Maqedoni / Bejta, takim me zv/kryeministrin Xhaferi dhe ministrat Neziri, Shabani dhe Fida, do mbështesin projektet e Gostivarit

Bejta, takim me zv/kryeministrin Xhaferi dhe ministrat Neziri, Shabani dhe Fida, do mbështesin projektet e Gostivarit

Gostivar, më 24 dhjetor 2014 -Ky takim u realizua me qëllim të njohjes midis përfaqësuesve të pushteti lokal dhe atij qendror me projektet që janë në realizim, ata që janë të parapara të realizohen në Gostivar por edhe për problemet dhe sfidat me të cilat komunat.

Në vazhdën e takimeve mes pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe atij lokal, një delegacion i lartë i kryesuar nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, ai i vetëqeverisjes lokale, Lirim Shabani, ministri për investime të huaja Visar Fida takuan sot kreun e komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, kryetarin e Këshillit komunal, Nasir Musliu dhe deputetët e zonës Jamin Sinani, Selvije Saliu dhe Mirsada Emini-Asani.

Ky takim u realizua me qëllim të njohjes midis përfaqësuesve të pushteti lokal dhe atij qendror me projektet që janë në realizim, ata që janë të parapara të realizohen në Gostivar por edhe për problemet dhe sfidat me të cilat komunat.

Kryetari Bejta tha se kjo vizitë bëhet me vendim të kryesisë qendrore dhe me vendim që e ka sjellë e ka sjellë kryetari i BDI-së, që tre pushtetet të takohen në fund të vitit gjegjësisht pushteti ekzekutiv, lokal dhe ai ligjvënës për të parë për punët që janë arritur si në nivelin qendror ashtu edhe lokal.

“Biseduam për projektet të cilat realizohen nga pushteti qendror, ligjet të cilët sillen nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe projektet që realizohen në nivelin lokal. Gjitha problemet që i kemi ne si pushtet lokal, unë si kryetar komune ia shpalosa zëvendëskryeministrit dhe ministrave për problemet dhe pengesat që i kemi të cilat nuk janë shumë të mëdha, por ne dëshirojmë që të realizojmë projekte të cilët do shkojnë në dobi të shoqërisë shqiptare dhe qytetarëve tjerë që jetojnë në qytetin e Gostivarit. Ky bashkëpunim do vazhdoje edhe në të ardhmen që ne të bëjmë punë në të mirë të shoqërisë shqiptare dhe në qytetarëve të Gostivarit. Çdo pengesë që është dhe që shkon në dobi të shoqërisë shqiptare dhe qytetarëve tjerë, që i bëjnë pengesë zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë tonë pa marrë parasysh se në cilën sferë bëhet fjalë ne i informojmë dhe më pas zëvendëskryeministri ulët me ministrat ti shqyrtojnë dhe ti kalojnë këto pengesa që shoqëria jonë të ece përpara si shoqëritë tjera”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Zëvendëskryeministri Xhaferi tha komuna e Gostivarit është një prej komunave me dinamike dhe se do mbështeten projektet me prioritet të kësaj komune.

“Jemi në vizitë pune në komunën e Gostivarit që është në kuadër të punëve periodike që i bëjmë për të pa rezultatet, për të detektuar eventualisht pengesat administrative ligjore dhe në të ardhmen të kemi mundësi të dinamizojmë menaxhimin e projekteve, të shfrytëzojmë eksperiencat në mes pushteteve për arsye se në punë e sipër ne mund edhe të defokusohemi në disa segmente dhe të harrojmë disa obligime që i kemi. Edhe pse Gostivari është një prej komunave që ka një dinamikë më të theksuar dhe ka përvojën edhe kryetari i komunës edhe stafi administrativ për të menaxhuar me punët e përditshme, me projektet dhe ne do ta mbështesim në prioritet që ka komuna në projektet të cilat janë në interes të gjithë qytetarëve këtu, ndoshta që edhe janë në interes regjional. Kjo është edhe në shërbim edhe të asaj që të njoftohemi në mes veti si pushteti qendror, ai vendor, deputet për projektet, për preokupimet, për vështirësitë që mund të jenë të natyrave të ndryshime qoftë financiare ose pengesa subjektive. Është edhe fund viti ku ne do ta bëjmë bilancin që në të ardhmen të kemi planet për vitin 2015 dhe me këtë rast edhe ne realizojmë premtimet që ia kemi bërë elektoratit qoftë në nivelin vendor qoftë në nivelin qendror”, theksoi zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi.

Takimi në Gostivar vijon pas vizitës që funksionarët e lartë qeveritar nga partia shqiptare në pushtet e zhvilluan në mëngjes në komunën e Likovës.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *