Home / Sport / Besir Demiri vishet ‘kuqezi’

Besir Demiri vishet ‘kuqezi’

23 dhjetor-Besir Demiri me futboll ka nisur të meret në moshën 8-të vjeçare te shkolla e futbollit Beshiktash në Shkup, para se të kalojë te skuadra e vendlindjes së tij, Shkëndija e Haraçinës. Më vonë do të kalonte te KF Albarsa, para se ndryshimet që ndodhën ta bëjnë pjesë e KF Shkupit. Me angazhimin e tij, Shkëndija çon në 4 numrin e futbollistëve të rinjë që janë pjesë e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, nëse llogarisim edhe Egzon Bejtullain, Besmir Bojkun dhe Demir Imerin

Shkëndija angazhon përforcimin e parë për vitin e ardhshëm, duke firmosur kontratë dy vjeçare me futbollistin e talentuar Besir Demirin. Bëhet fjalë për mesfushorë polivalent, 20 vjeçar që vjen nga skuadra e KF Shkupit, ndërsa është edhe anëtar standard në përfaqësuesen U 21 të Maqedonisë. Menaxhmenti sportiv i Shkëndijës ka kohë që është duke ndjekur paraqitjet e Demirit dhe angazhimi i tij ishte një prej prioriteteve në drejtim të planeve afatgjate të ekipit. – See more at: “Jam i kënaqur që i bashkohem Shkëndijës dhe do të mundohem që të jap më të mirën për të arsyetuar besimin e drejtuesve. E dij se pritjet janë të mëdha, mirëpo unë jam i gatshëm të jap gjithçka nga vetja për t’i ndihmuar ekipit të realizojë objektivat. Jam i vetëdijshëm se në Shkëndijë konkurenca është e madhe dhe duhet shumë punë, por gjithashtu jam i bindur se kjo do të më ndihmojë të bëhem futbollist edhe më i mirë“, deklaroi Besir Demiri në prezantimin e tij si futbollist i Shkëndijës.
Besir Demiri me futboll ka nisur të meret në moshën 8-të vjeçare te shkolla e futbollit Beshiktash në Shkup, para se të kalojë te skuadra e vendlindjes së tij, Shkëndija e Haraçinës. Më vonë do të kalonte te KF Albarsa, para se ndryshimet që ndodhën ta bëjnë pjesë e KF Shkupit. Me angazhimin e tij, Shkëndija çon në 4 numrin e futbollistëve të rinjë që janë pjesë e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, nëse llogarisim edhe Egzon Bejtullain, Besmir Bojkun dhe Demir Imerin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *