Home / Lajme / Maqedoni / BNJVL do të debatojë për arritjet në vitin 2014 dhe sfidat e ardhshme

BNJVL do të debatojë për arritjet në vitin 2014 dhe sfidat e ardhshme

18 dhjetor-Delegatët e Asamblesë së përgjithshme do të diskutojnë edhe për Planin aksionar të BNJVL-së për vitin 2015, si dhe për Buxhetin e Bashkësisë për vitin 2015, ndërsa do të parashtrojnë edhe propozime të caktuara dhe zgjidhje për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen në zbatimin e kompetencave të transferuara në nivel lokal

Asambleja e përgjithshme e BNJVL-së – trupi më i lartë i Bashkësisë, sot në Shkup do të mbajë seancë në të cilën do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani.

Kryetari i BNJVL-së Koce Trajanovski do të flasë për rezultatet e arritura nga aktivitetet e realizuara të BNJVL-së gjatë vitit 2014, të cilat janë në pajtueshmëri me katër qëllimet strategjike të bashkësisë: lobim; përforcimi i kapaciteteve të administratës komunale përmes qendrës së trajnimit të BNJVL-së; përkrahje në sigurimin e shërbimeve elektronike që komunat ua japin qytetarëve të tyre dhe sigurimin e shfrytëzimit më të madh të mjeteve nga IPA fondet nga ana e autoriteteve lokale.

Delegatët e Asamblesë së përgjithshme do të diskutojnë edhe për Planin aksionar të BNJVL-së për vitin 2015, si dhe për Buxhetin e Bashkësisë për vitin 2015, ndërsa do të parashtrojnë edhe propozime të caktuara dhe zgjidhje për tejkalimin e sfidave me të cilat përballen në zbatimin e kompetencave të transferuara në nivel lokal

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *