Home / Lajme / Maqedoni / Bullgarët: “Maqedonia po na vjedh stemën”

Bullgarët: “Maqedonia po na vjedh stemën”

7 dhjetor-Pas propozimit të Qeverisë së Maqedonisë për ndryshimin e stemës së tanishme, e cila është mbetje nga koha e komunizmit dhe shkolla sovjetike për stema, një pjesë e medieve bullgare menjëherë reaguan duke thënë se bëhet fjalë për stemë bullgare.

Gazeta bullgare Telegraf, e para u paraqit me reagim për propozimin për stemën e re të Republikës së Maqedonisë. Në ballinën e numrit të sotëm, të kësaj gazete shkruan:” Maqedonia po na vjedh stemën”.

Pas propozimit të Qeverisë së Maqedonisë për ndryshimin e stemës së tanishme, e cila është mbetje nga koha e komunizmit dhe shkolla sovjetike për stema, një pjesë e medieve bullgare menjëherë reaguan duke thënë se bëhet fjalë për stemë bullgare.

“ Askush në Maqedoni nuk e përmend atë se ajo stemë është simbol i Mbretërisë së dytë bullgare, prej ku e ka prejardhjen edhe stema e tanishme e Bullgarisë”, shkruan gazeta “ Telegraf”.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *