Home / Lajme / Maqedoni / Burdushi shprehet i gatshëm t’u “fryjë” funksionarëve të BDI-së

Burdushi shprehet i gatshëm t’u “fryjë” funksionarëve të BDI-së

18 dhjetor – Disa e quajnë hoxhë, e disa fallxhor, por Burdushi thotë se për hir të çështjes kombëtare, funksionarëve të BDI-së do të ju fryjë pa pare.

Disa e quajnë hoxhë, e disa fallxhor, por Burdushi thotë se për hir të çështjes kombëtare, funksionarëve të BDI-së do të ju fryjë pa pare. Ai njëkohësisht garanton se “fryerja” do të japë rezultate dhe se pas saj, do të ftohen gjakrat e nxehura brenda BDI-së, kurse funksionarëve të kësaj partie do të ju zhduket frika prej VMRO-DPMNE-së
Hysri Peçani, i njohur si Burdushi, është i gatshëm t’i fryjë funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), që kësaj partie të fillojë t’i shkojë puna mbarë. Këtë gatishmëri ai e ka shprehur pas incidenteve të shumta që po ndodhin brenda BDI-së, por edhe për shkak të “frikës” që ata po e tregojnë para partnerit qeveritar, VMRO-DPMNE. Si kulm të kësaj frike ai e përmend pranimin e stemës me luanin e VMRO-së, si stemë shtetërore të Maqedonisë.

Sa para kërkon Burdushi me i “fry” BDI-së?
Parashtrohet pyetja se sa para do të kërkonte Brudushi për t’u “fry” BDI-stave? Disa e quajnë hoxhë, e disa fallxhor, por Burdushi thotë se për hir të çështjes kombëtare, funksionarëve të BDI-së do të ju fryjë pa pare. Ai njëkohësisht garanton se “fryerja” do të japë rezultate dhe se pas saj, do të ftohen gjakrat e nxehura brenda BDI-së, kurse funksionarëve të kësaj partie do të ju zhduket frika prej VMRO-DPMNE-së. Në bazë të analizës që u ka bë veprave të BDI-së, ai mendon se funksionarët më të lartë të integristëve kanë marrë “ograk” pasi kanë shkelë në ndonjë “vade” të gjirizit. Për këtë arsye Burdushi mendon se nuk duhet të ju “fryjë” vetëm funksionarëve që kanë marrë “ograk”, por edhe selisë së kësaj partie, me qëllim që BDI të lirohet nga magjia e “syrit të keq”. Ai nuk pranon të tregojë se me çfarë metodash do t’i frynte politikanëve të BDI-së, por vetëm përmend se procesi përfshin edhe “fërkimin e veshëve”.
Pas informacioneve se ai ka luajtur rol në formimin e qeverisë PDK-LDK në Kosovë, “Lajm” ka tentuar gjatë kohë të kontaktojë me Burdushin, për ta pyetur nëse është i gatshëm të kontribuojë edhe për skenën politike në Maqedoni.
“Kam shumë angazhime dhe nuk kam shumë kohët të flas. Më gjerësisht do të flas nëse ndonjë televizion në Maqedoni më fton të jem mysafir në ndonjërin prej emisioneve të tyre”, ka deklaruar për “Lajm” Burdushi.

Grushte në BDI-në e Strugës, një person përfundon në spital
Aksidenti i fundit brenda BDI-së, ka ndodhur në degën partiake në Strugë. Zëvendës drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike Argëtim Hasani ka përfunduar në spital, pas përleshjes që pati të martën në mbrëmje në BDI-në e Strugës.
Sherri ka plasur gjatë mbledhjes së Këshillit Vendor 1 të Degës së Strugës mes dy grupeve që synojnë të marrin udhëheqjen e Degës, njëri i udhëhequr nga Arben Llabënishti e tjetri nga Ramiz Merko.
Gjatë përleshjes janë shkëmbyer grushte dhe goditje me telefona celularë, ndërsa më keq e ka pësuar Hasani, i afërt me deputetin Ramiz Merko. Pas përleshjeve, mbledhja është ndërprerë nga kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta, i cili mbikëqyrte procesin zgjedhor në cilësinë e koordinatorit të BDI-së për njësinë e pestë zgjedhore.
Vetë Bejta me një deklaratë për Alsat M konfirmoi incidentin, por pa hyrë në detaje.
“Kuvendi i fundit zgjedhor Struga 1, proceset filluan shumë mirë. U zgjodh kryesia. Në fazën kur bëhej zgjedhja e njërit prej kandidatëve për kryetar të Këshillit Vendor ndodhi incidenti dhe u ndërpre mbledhja. Pat shtyrje dhe unë e ndërpreva zgjedhjen. Sa filluan shtyrjet e ndërpreva zgjedhjen”, deklaroi Nevzat Bejta, koordinator për njësinë e 5-të zgjedhore.

Ndryshe nga Bejta, Hasani ka mohuar gjithçka.
Zgjedhjet në degët e BDI-së, nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Pas zgjedhjeve në degën e Tetovës pati akuza për blerje votash, kurse tensione ka pasur edhe në Saraj, Çair dhe Kumanovë./tetova1

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *