Home / Lajme / Maqedoni / Delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë e vizitoi USHT-në

Delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë e vizitoi USHT-në

24 dhjetor-Delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, pas takimit që zhvilluan me Rektorin e USHT-së, i vizituan edhe disa laboratorë të USHT-së dhe zhvilluan takime të shkurta me studentë të fakulteteve të ndryshme gjatë mbajtjes së ligjëratave. Ata e falënderuan Rektorin e USHT-së, Prof.Dr.Vullnet Ameti, për mikpritjen që u bëri, duke shtuar se edhe në të ardhmen do ta vizitojnë këtë institucion të arsimit të lartë.

    Delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të vizitës së tyre zyrtare në Republikën e Maqedonisë, gjatë ditës së sotme e vizituan Universitetin Shtetëror të Tetovës. Ata u pritën në një takim nga Rektori i USHT-së, Prof.Dr.Vullnet Ameti. Ky delegacion ishte i udhëhequr nga deputeti Alfred Peza, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, si dhe deputetët Mimoza Hafizi, Fatmir Toçi, Kejdi Mehmetaj, Astrit Veliaj, Adelina Rista dhe Erjeta Alhysa.
    Rektori i USHT-së, Prof.Dr.Vullnet Ameti, deputetët e Kuvendit Shqiptar fillimisht i njoftoi me rrugëtimin 20 vjeçar të universitetit tonë. Ai tha se ky universitet është ngritur me shumë mund dhe sakrifica, nga popullata shqiptare në Maqedoni dhe ka një histori tepër të dhimbshme, duke filluar që nga themelimi në vitin 1994 e deri në zyrtarizmin e tij në vitin 2004 dhe gjatë kësaj periudhe universiteti ynë është ballafaquar me shumë sfida të vështira.
    Po ashtu, Rektori i USHT-së, Prof.Dr.Vullnet Ameti në këtë takim vuri në dukje edhe bashkëpunimet me universitetet shqipfolëse, sidomos me ata nga Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. Deputetët shqiptarë fillimisht e kanë falënderuar Rektorin e USHT-së, Prof.Dr.Vullnet Ameti dhe stafin drejtues për nderin që u bënë katër laureatëve nga Shqipëria, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të USHT-së, me ndarjen e titullit Doktor nderi i shkencave “Doctor Honoris Causa”, për katër profesorët e Universitetit të Tiranës, Prof.Dr.Dhori Kule, Prof.Dr.Shezai Rrokaj, Prof.Dr.Petrit Baraj dhe Prof.Dr.Mynyr Koni. Ata theksuan se do të angazhohen në maksimum për ta ndihmuar Universitetin Shtetëror të Tetovës që ta thellojë bashkëpunimin me të gjitha universitetet në Republikën e Shqipërisë, me qëllim të rritjes së cilësisë dhe përforcimin e kuadrit akademik.
    Delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, pas takimit që zhvilluan me Rektorin e USHT-së, i vizituan edhe disa laboratorë të USHT-së dhe zhvilluan takime të shkurta me studentë të fakulteteve të ndryshme gjatë mbajtjes së ligjëratave. Ata e falënderuan Rektorin e USHT-së, Prof.Dr.Vullnet Ameti, për mikpritjen që u bëri, duke shtuar se edhe në të ardhmen do ta vizitojnë këtë institucion të arsimit të lartë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *