Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët e BDI-së ‘pro’ provimit shtetëror (VIDEO)

Deputetët e BDI-së ‘pro’ provimit shtetëror (VIDEO)

Shkup, 30 dhjetor – Nga ana tjetër në kuadër të paketës për reforma në arsim, sot në kuvend kaloi leximi i parë edhe i propozim ligjit për Akademinë e mësimdhënësve. Ligji parashikon që përmes trajnimit në këtë Akademi mësimdhënësit të fitojnë licencë pune. Ndërkaq organi kryesor profesional 9 anëtarësh i këtij institucion do të përbëhet nga 5 ekspertë të huaj dhe 4 vendorë.

Deputetët e BDI-së, me përgjigje të prerë ndaj profesorëve dhe studentëve që protestojnë kundër provimit shtetëror. Pavarësisht protestave apo paralajmërimeve për mos bindje, deputetët nuk do të lëshojnë pe, përkundrazi paralajmëruan se do të votojnë ‘pro’ vendosjes së provimit shtetëror si dhe ligjeve të tjera që parashikon pakoja e reformave në arsim.

“Duhet ta kemi të qartë edhe ne në këtë sallë por edhe ata që protestojnë jashtë, që nëse do të lejojmë vazhdimin e këtyre standardeve nëpër shkollat tona dhe vijimin e gjendjes që kemi në sistemin arsimor ne do të bëhemi pjesë e dështimit të së ardhmes dhe zhgënjimit të fëmijëve tanë. Këto muaj po vendosen bazat e një revolucioni në sistemin e arsimit në të gjitha nivelet, procesi ka nisur dhe ne jemi të vendosur që atë ta nxjerrim në dritë. Le të jetë vota ‘pro’ reformave vota që do të shënojë pikën kthese në arsimin tonë”, deklaroi Nora Aliti, deputete e BDI-së.

Nga ana tjetër në kuadër të paketës për reforma në arsim, sot në kuvend kaloi leximi i parë edhe i propozim ligjit për Akademinë e mësimdhënësve. Ligji parashikon që përmes trajnimit në këtë Akademi mësimdhënësit të fitojnë licencë pune. Ndërkaq organi kryesor profesional 9 anëtarësh i këtij institucion do të përbëhet nga 5 ekspertë të huaj dhe 4 vendorë.

“Siç mund të shihni edhe në këtë ligj por edhe në ligjin për fakultetet pedagogjike theks i veçantë i jepet pjesës praktike me qëllim që mësimdhënësit e ardhshëm të pajisen me aftësitë dhe shkathtësitë e nevojshme për të qenë mësues ët denjë. Në momentin e dhënies të provimit përfundimit çdo kandidat do të pajiset me licencë për mësimdhënës. Momentin e marrjes së licencës çdo kandidati i garantohet vendi i punës në shkollat e mesme dhe fillore”, u shpreh Abdilaqim Ademi, Ministër i Arsimit.

Nga ana tjetër Ademi tha se kuadri aktual i mësimdhënësve nuk është i obliguar të fitojë licencë pranë Akademisë së mësimdhënësve por në një rast të tillë paga e tyre do të rritej për 3000 denarë. Licenca duhet të ripërtërihet në çdo 5 vjet dhe atë 3 herë. Ligji parashikon provim pranues për të hyrë në Akademi si dhe bursë prej një rroge mesatare deri në momentin e përfundimit të Akademisë. Ndryshimet e propozuara në sistemin arsimor në këtë mënyrë kaluan në fazën e dytë gjatë të cilës mund të propozohen ndërhyrje në tekstin ligjor përmes amendamenteve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *