Home / Lajme / Maqedoni / Dëshmi shokuese për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë

Dëshmi shokuese për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë

1 dhjetor-Familjarët e të vrarëve po ashtu thonë se Gjykatat i fshehin faktet dhe dëshmitë për ata se kush kanë qenë pjesëmarrës në vrasjen e pesëfishtië, dhe se nëse do të zbulohen këto çështje publikisht, nuk do të binin vetëm maskat, por edhe ‘kolltuqet’.

Janë mbushur më shumë se dy vite e gjysëm nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj dhe një peshkatar maqedonas.

Autoritetet e Shkupit për këtë rast zhvilluan një proces gjyqësor, ku shtatë shqiptarë u akuzuan nga Prokuroria si autorët e vrasjes. Ata u arrestuan në kuadër të një operacioni policor të koduar “Monstra”, kur në majin e 2012 u shoqëruan dhjetëra burra dhe gra, nga rajoni i Shkupit, Haraçinës dhe Kumanovës, me dyshimet se ishin pjesë e realizimit të vrasjes.

Revista maqedonase ‘Fokus’ për këtë vrasje të pesëfishtë ka folur me familjarët e të vrarëve në liqenin e Smillkovës, dhe ata thonë se gjykata e ka sjellë vendimin e saj lidhur me këtë çështje, por shtojnë se mbase e vërteta është diçka tjetër.

Prindërit e të vrarëve janë këshilluar që të kontaktojnë Ministrin e Drejtësisë, po ata thonë se as që duan të kërkojnë ndihmë nga funksionerët e BDI-së.

“Më pas erdhëm në përfundim që Ali Ahmeti vetëm shet erë dhe mjegull, si neve po ashtu dhe opinionit; në vend që të merret me ekstradimin e dy të akuzuarve nga Kosova. Por, edhe ajo që kryeministri Gruevski deklaroi se Apelacioni mund të vendos a mund të vijë FBI-ja, apo jo, është gjithashtu një shpërndarje e mjegullave”, akuzojnë prindërit për ‘Fokus’, transmeton Almakos.

Familjarët e të vrarëve po ashtu thonë se Gjykatat i fshehin faktet dhe dëshmitë për ata se kush kanë qenë pjesëmarrës në vrasjen e pesëfishtië, dhe se nëse do të zbulohen këto çështje publikisht, nuk do të binin vetëm maskat, por edhe ‘kolltuqet’.

Ndërkohë, në opinion qarkullojnë spekulime të ndryshme, ndërsa vëmendja kryesisht është përqendruar në raportet ndëretnike, ndërsa paralajmërimin e liderit të opozitës, LSDM, Zoran Zaev e ndërlidhin me rastin “Montra“ dhe posedimin eventualisht nga ana e tij të dëshmive për inskenimin e këtij rasti nga qarqe të caktuara e për të cilin kanë qenë në dijeni apo janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

Ndryshe për vrasjen e pesë maqedonasve në rastin që njihet si “Montra“ gjashtë shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm, por jo vetëm ata por edhe opinioni më i gjerë përfshirë edhe politikanët shqiptar në qeveri kanë ngritur dyshime mbi përfshirjen e shqiptarëve në këtë krim. (INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *