Home / Lajme / Maqedoni / Digjet depoja e fabrikës Teteks

Digjet depoja e fabrikës Teteks

3 dhjetor-“Fillimisht zjarri ka shpërthyer në depo dhe më pastaj është përhapur, kurse për një kohë të shkurtë i njëjti është shuar tërësisht, kurse policia ka marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorit që kishte ndezur zjarrin në depo”, tha Josifovski

Të martën mbrëma rreth orës 19.00 në njësinë e zjarrfikësve të Tetovës është denoncuar një thirrje për zjarr në depot e fabrikës Teteks. Nga njësia e zjarrfikësve kanë bërë të ditur se kanë intervenuar me katër automjete dhe nëntë zjarrfikës. Sipas Uka Alitit, komandant i njësisë së zjarrfikësve të Tetovës, është intervenuar në kohë dhe për dy orë është shuar tërësisht zjarri. P ashtu menjëherë është lokalizuar edhe zjarri, pasi që përreth ka pasur edhe shtëpi të cilët nuk janë dëmtuar, tha Aliti. Ai theksoi se në këtë zjarr nuk ka pasur të lënduar as civil, por as zjarrfikës. Zjarrin në fjalë e kanë konfirmuar edhe në policinë e Tetovës, ku edhe kanë kryer hetim. Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës, Marijan Josifovski, në këtë vend ka qenë i vendosur terminali doganor .“Fillimisht zjarri ka shpërthyer në depo dhe më pastaj është përhapur, kurse për një kohë të shkurtë i njëjti është shuar tërësisht, kurse policia ka marrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorit që kishte ndezur zjarrin në depo”, tha Josifovski

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *