Home / Lajme / Maqedoni / Dita e drurit

Dita e drurit

3 dhjetor-“Pyjet e Maqedonisë” do të japin 24.000 fidane shumëvjeçare për pyllëzim në mjediset urbane, ndërsa në komunat urbane do të jepen 83.000 bimë dekorues, nga frashëri, panja, breza,qiparis dhe drunjë të tjerë për pyllëzimin e parqeve. Në katër vendkalimet kufitare me Shqipërinë do të mbillen 200 drunjë shumëvjeçar dekorues.

Mbi pesë milionë fidane do të mbillen në sipërfaqe prej 1.107 hektarë nëpër territorin e mbarë Maqedonisë në suaza të aksionit të 14­të “Dita e drurit­mbille ardhmërinë tënde” që do të mbahet nën moton “Stop për katastrofat”.

Ndihmësdrejtori i sektorit për vëzhgim, ngritje, ekologji, gjueti dhe turizëm gjuetie në “Pyjet e Maqedonisë” , Zllatomir Biboski informoi se theks i posaçëm në pyllëzimin do të vendoset në sipërfaqet e zhveshura dhe djegura.

“Do të bëhet pyllëzimi i tërë Maqedonisë dhe do të mbillen 4.471 drunj. ‘Pyjet e Maqedonisë’ do të mbjellin 7.200 fidane shumëvjeçare të qiparis në autostradën nga Kumanova deri në Demir Kapi, ndërsa nga Smokvica deri në Gjevgjeli në hapësirën mes autostradës do të mbjellin 7.200 marshallojë”, deklaroi për MIA­n Bibovski.

“Pyjet e Maqedonisë” do të japin 24.000 fidane shumëvjeçare për pyllëzim në mjediset urbane, ndërsa në komunat urbane do të jepen 83.000 bimë dekorues, nga frashëri, panja, breza,qiparis dhe drunjë të tjerë për pyllëzimin e parqeve. Në katër vendkalimet kufitare me Shqipërinë do të mbillen 200 drunjë shumëvjeçar dekorues.

Për masivitet më të madh të aksionit, Qeveria ditën e nesërme e shpalli ditë jo pune, ndërsa komunat organizojnë transport falas deri në lokacionet ku do të gjelbërohen. Drunj sot do të mbjellin presidenti Gjorge Ivanov, ministra, anëtarë të Qeverisë, deputetë, anëtarë të ARM­së, nxënës.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *