Home / Lajme / Maqedoni / Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta

Dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta

2 dhjetor-Në qytetat vazhdimisht përballen me probleme të shumta, vështirë kalohet nëpër trotuare dhe mund ta paramendoni sa vështirësi hasin personat me karroca nëpër rrugët e Tetovës”, thotë Zoran Andonov kryetar i Shoqatës se personave me paralizë cerebrale.

Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar që u shënua në Tetovë u theksua se përkujdesi ndaj këtyre personave është shumë i vogël.

“Problemet për këta persona akoma vazhdojnë, ato përballen me probleme sociale, shumën e parave që marrin me të vërtetë është e vogël dhe vështirë se u përgjigjet nevojave të tyre.Në qytetat vazhdimisht përballen me probleme të shumta, vështirë kalohet nëpër trotuare dhe mund ta paramendoni sa vështirësi hasin personat me karroca nëpër rrugët e Tetovës”, thotë Zoran Andonov kryetar i Shoqatës se personave me paralizë cerebrale. Prindërit nga ana tjetër kërkojnë që edhe atyre tu paguhet rruga dhe jo vetëm fëmijëve.

Ndryshe me rastin e tre dhjetorit ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të veçanta shoqata për paralizë cerebrale në Tetovë ka realizuar ekspozitë të vizatimeve nga fëmijët me nevoja të veçanta. Ndryshe 50 fëmijët që kanë marrë pjesë në këtë ekspozitë kanë qenë nga shkolla fillore “Liria”, “Andrej Savevski Kikish” dhe qendra ditore për fëmijë me nevoja të veçanta.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *