Home / Lajme / Maqedoni / Do të ndryshojë ligji për Regjistrin qendror

Do të ndryshojë ligji për Regjistrin qendror

10 dhjetor-Komisioni për transport dhe ekologji do të debatojë për Propozim-ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik, propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për të vepruar me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe për banim, të gjitha në lexim të parë, si dhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për shërbimet postare dhe për ndërtim në lexim të dytë

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë tre komisione.

Në rend dite të Komisionit për financim dhe buxhet është Propozim – ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrin qendror, në lexim të parë.

Komisioni për transport dhe ekologji do të debatojë për Propozim-ligjin për planifikim hapësinor dhe urbanistik, propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për të vepruar me objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe për banim, të gjitha në lexim të parë, si dhe propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për shërbimet postare dhe për ndërtim në lexim të dytë.

Komisioni kuvendor për mbikëqyrje mbi zbatimin e masës së veçantë hetuese ndjekjen e komunikimeve nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë për polici financiare, Drejtorisë doganore dhe Ministrisë së Mbrojtjes sot në seancë do të debatojë për Propozim-rregulloren për punë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *