Home / Lajme / Maqedoni / Dukshmëri e zvogëluar në disa rrugë

Dukshmëri e zvogëluar në disa rrugë

16 dhjetor – LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore

Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri 100 metra në rrugët në Manastir, Prilep, Shkup, Kumanovë, Tetovë, Koçan, Strumicë, Gjevgjeli, Saramzalinë, Pavleshenc, si dhe në akset rrugore Veles-Shkup dhe Veles-Shtip, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *