Home / Lajme / Maqedoni / Dy kandidat për kreun e parlamentit studentor (VIDEO)

Dy kandidat për kreun e parlamentit studentor (VIDEO)

Tetovë, 01 dhjetor – Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, zhvillohet procesi zgjedhor për kryetar të Parlamentit Studentor, njofton Televizioni Koha.

Në këto zgjedhje garojnë studentët, Nderim Limani nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Ardian Bilalli nga Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë.

Kryetari i Komisionit zgjedhor, Faik Bajrami ka deklaruar se procesi zgjedhor zhvillohet në të gjitha hapësirat e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe në studimet e disperzuara, në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër dhe qytetin e Strugës.

“Sot, që nga ora 09:00 e mëngjesit ka filluar procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit Studentor të USHT-së, ndërsa të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë. Ajo që deri më tani vërehet është interesimi i madh i studentëve për të votuar. Ne si Komision zgjedhor jemi në terren gjatë gjithë kohës për të vëzhguar procesin se si po zhvillohen zgjedhjet, po ashtu edhe në studimet e disperzuara, në bazë të informatave të para që i kam marrë nga anëtarët e komisioneve, procesi zhvillohet në kushte normale dhe atje ka jehonë të madhe të studentëve që votojnë, deri në mbylljen e votimeve ka edhe shumë kohë, shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë deri në fund”, tha Faik Bajrami, kryetari i Komisionit zgjedhor të Parlamentit Studentor të USHT-së, transmeton Televizioni Koha.

Procesi zgjedhor për kryetarit të Parlamentit Studentor të USHT-së u zhvillua deri në ora 17:00 e mbrëmjes dhe pas numërimit të votave do të mësohet edhe emri i kryetarit të ardhshëm të Parlamentit Studentor të USHT-së. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *