Home / Lajme / Maqedoni / Dy shtetasit e Maqedonisë kanë shpëtuar nga ania e djegur

Dy shtetasit e Maqedonisë kanë shpëtuar nga ania e djegur

30 dhjetor-Pyetëm më hollësisht për faktin se në listën e parë ishin tre persona nga Maqedonia, por na thanë se nuk është e vërtetë dhe për të dhëna më relevante na drejtuan tek autoritetet italiane”, deklaroi për gazetën KOHA, Gabriel Atanasovski, zëdhënës i MPJ-së

Në anijen “Norman Atlantik” i cili u kaplua nga flakët në detin Jon, ka pasur dy shtetas të Maqedonisë dhe jo tre siç u informua paraprakisht. Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë para pak minutave dhanë për gazetën KOHA lajmin e mirë se të dy shtetasit, janë shëndosh e mirë dhe po transferohen drejt tokës italiane përmes një anije luftarake e cila bën evakuimin e udhëtarëve të mbijetuar. “Nga ministria e detare informuan se në anije kanë qenë dy shtetas tanë, Dialandin Arifi dhe Diadir Dauti, të cilët janë të gjallë dhe ndodhen në anijen luftarake Santa Giorgio. Pyetëm më hollësisht për faktin se në listën e parë ishin tre persona nga Maqedonia, por na thanë se nuk është e vërtetë dhe për të dhëna më relevante na drejtuan tek autoritetet italiane”, deklaroi për gazetën KOHA, Gabriel Atanasovski, zëdhënës i MPJ-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *