Home / Lajme / Rajon / Dy vrasje në Tiranë. Gjyshi vret nipin, ekzekutohet dhe 50-vjeçari

Dy vrasje në Tiranë. Gjyshi vret nipin, ekzekutohet dhe 50-vjeçari

Tirane, 16 dhjetor – Dy vrasje me dy viktima brenda një kohe të shkurtër janë shënuar në Tiranë.

Dy vrasje ndodhën sot në periferi të Tiranës, duke i marrë jetën një djali të ri dhe një burri 50 vjeçar. Në krimin e parë, i dyshuar është gjyshi i 20 vjeçarit.

Kurse në ngjarjen e dytë, viktima u qëllua me plumb në kokë, nga persona të paidentifikuar.

Vrasja e 20-vjeçarit

Një djalë i ri mbeti i vdekur sot në mëngjes pasi u qëllua me armë zjarri. Viktima është Rexhep Doda, 20 vjeç, banues në Fushë Prezë, Tiranë.

I ndjeri gjeti vdekjen pasi mori plumba fatalë nga qitje me armë zjarri të llojit çifte, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia e Tiranës.

Hetimet nxjerrin gjyshin e të riut si autor të vrasjes. Dyshohet se vrasja ndodhi pas një konflikti familjar, detaje të reja priten në orët në vazhdim, tha policia.

Menjëherë pas krimit i moshuari është larguar nga banesa ndaj është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *