Home / Lajme / Botë / E pashpjegueshme: Banorët në këtë fshat flenë nga një javë!

E pashpjegueshme: Banorët në këtë fshat flenë nga një javë!

16 dhjetor – Banorët e fshatit Kalac të Kazakistanit vuajnë nga një sëmundje misterioze – rënie në një gjumë të thellë, ndërsa zgjohen vetëm pas disa ditësh.

Banorët e këtij vendi, të cilët fshatin e tyre e quajnë “Sleepy Hollow”, thonë se sëmundja u shfaq papritmas, transmeton Telegrafi.

Banorët dëshmojnë se në gjumë të thellë hyjnë të gjitha moshat – nga fëmijët deri tek të moshuarit.

Një nga rastet e fundit ka ndodhur në fillim të shtatorit, ditën e parë të shkollës. Tetë fëmijë kanë fjetur mbi 24 orë.

Disa javë më parë, të paktën 20 banorë fjetën në shtëpitë e tyre dhe gjatë rrugëtimeve të gjata për rreth një javë!

Grupe të shkencëtarëve nga e gjithë bota, duke përfshirë virologë, radiologë dhe toksikologë, vizituan Kalacin gjatë viteve të fundit në mënyrë që të zgjidhin misterin e fshatit të përgjumur, por të gjithë mbetën të befasuar.

Ekspertët thonë se fëmijët kanë simptome encefalopati toksike, ose shqetësime në tru, ndërsa të rriturit kanë të gjitha karakteristikat e goditjes në tru.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *