Home / Lajme / Maqedoni / “EcoGuerilla” paralajmëron protestën përpara fabrikës së Jugohromit

“EcoGuerilla” paralajmëron protestën përpara fabrikës së Jugohromit

12 dhjetor-NE si Lëvizje EcoGuerilla JU njoftojmë se organizojmë protestën e radhës për nesër (e shtunë) para fabrikës së Jugohromit.
Sjellja arrogante e pronarëve dhe udhëheqësisë së këtij kombinati përballë kërkesave tona ka bërë që protestën ta organizojmë aty ku ky helmim kolektiv e ka burimin, pra në fshatin Jegunovcë dhe para dyerve të Jugohromit.

Për të siguruar të drejtën tonë kushtetuese që buron nga neni 43, për të mbrojtur jetën tonë nga helmimi kolektiv, për të siguruar një ambient të pastër pa sëmundje kancerogjene si dhe për të ruajtur këtë nënqiell për gjeneratat që vijnë, NE si Lëvizje EcoGuerilla JU njoftojmë se organizojmë protestën e radhës për nesër (e shtunë) para fabrikës së Jugohromit.
Sjellja arrogante e pronarëve dhe udhëheqësisë së këtij kombinati përballë kërkesave tona ka bërë që protestën ta organizojmë aty ku ky helmim kolektiv e ka burimin, pra në fshatin Jegunovcë dhe para dyerve të Jugohromit.
Mosvënien e filtrave dhe prolongimin e afatit për edhe dy vite tjera ne e kuptojmë vetëm si blerje kohe nga ana e Jugohromit, e cila strategji fatkeqësisht kalon edhe në Qeverinë e Maqedonisë. Kjo strategji duket se ka për qëllim mbajtjen hapur të kësaj fabrike derisa çmimi i ferosiliciumit në tregun botëror i garanton miliona. Në momentin kur të bjerë çmimi i këtyre metaleve, Jugohromi do të mbyllë kapacitetet prodhuese dhe do të lë në rrugë punëtorët e angazhuar aty.
Në bazë të medias ruse Polpred, në pjesën e parë të vitit 2014 Jugohrom vetëm në Europë ka shitur 41000 tonë ferosilicium, me një çmim që ka lëvizë nga 1.180-1.220 EURO.
Kjo i bie se për 6 muaj jugohrom fiton 48.380.000, kurse në vit afër 100 milionë euro!
Pyetja jonë logjike këtu është: pse nuk i vendos filtrate, të cilat nuk kushtojnë më shumë se 10 milionë euro? A ka tendencë në këtë kokëfortësi të Jugohromit?
NE jemi të bindur se nëse qeveria do të kishte detyruar Jugohromin të vendoste filtra, njëjtë siç ja imponoi Makstilit në Shkup, atëherë do të kishim edhe ambient të pastër dhe pa rreziqe për shëndetin tonë, edhe do të sigurohej vendi i punës për 1200 punëtorët e angazhuar aty.
Duke toleruar Jugohromin të punojë pa filtra, kjo qeveri helmon mbi 300 mijë banorë të këtij rajoni dhe mban në ankth 1200 punëtorët. Ashtu siç pronarët e Jugohromit u larguan disa herë nga fabrika, do të largohen sërish kur do të bjerë çmimi i ferosiliciumit në tregun botëror. Atëherë, kush do të mbajë llogari për ajrin kancerogjen, ujërat toksikë dhe tokën e kontaminuar? Kush do të mbajë përgjegjësi për 1200 punëtorët për të cilët qeveria asnjëherë nuk u angazhua të kenë vende të sigurta të punës?
NE mendojmë se zgjidhja si për 1200 punëtorët ashtu edhe për 300 mijë banorët është vënia e filtrave. ANDAJ, sot dhe këtu u bëjmë thirrje të punësuarve në Jugohrom që edhe ato t’i bashkëngjiten protestës. Së bashku ne mund ta ndalim këtë manipulim që bëhet me të gjithë neve, e që është në interes të xhepave të 20-30 personave. T’i themi STOP ndotjes kancerogjene! Nëse NE nuk arrijmë ta bëjmë sot, do të na mallkojnë gjeneratat që vijnë. Do të na mallkojnë se u kemi lënë një tokë që nuk mbinë asgjë e shëndetshme, kancer dhe sëmundje tjera dhe vendbanime që do t’i ngjajnë Çernobilit të Ukrainës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *