Home / Lajme / Maqedoni / Edhe qytetarët e Maqedonisë ‘heshturazi’ për azil në vendet e BE-së

Edhe qytetarët e Maqedonisë ‘heshturazi’ për azil në vendet e BE-së

14 dhjetor-Pas saj vjen Shqipëria me mbi 5 mijë qytetarë që kërkojnë statusin e azilit. Numri më i madh i aplikimeve për azil bëhet në Gjermani, Francë, Suedi dhe vende të tjera.

Qytetarë të Maqedonisë së fundi i’a kanë mësyer vendeve të BE-së për të kërkuar statusin e azilit dhe strehimit.

Janë kanale të ndryshme që po shfrytëzohen për të kaluar kufirin dhe për të mbërritur në njërin nga destinacionet e preferuara. Një pjesë e madhe e qytetarëve për shkak të problemeve sociale braktisin vendin, duke mos pasur perspektivë dhe kushte elementare jetësore.

Në pikën kufitare Tabanoc vërehen autobusë të kompanive të ndryshme të cilat transportojnë udhëtarë që i’a mësyejnë vendeve evroperëndimore, ndërsa janë edhe format e tjera, që përdoren për të kaluar kufirin e Maqedonisë.

Një nga mundësitë për të udhëtuar drejt destinacionit të preferuar, qytetarët e vendosur për statusin e azilit gjejnë forma të ndryshme për t’u larguar, duke shfrytëzuar shumë pika kufitare.
Sipas të dhënave të publikuara që kan të bëjnë me fillimin e dhjetorit, numri i azilkërkuesve nga Maqedoni në vendet e BE-së ka arritur mbi 4 mijë.

Numri i njejtë i azilkërkuesve është edhe nga Bosnjë – Hercegovina.

Sa i përket vendeve të Ballkanit, Serbia ka numrin më të madh të azilkërkuesve, edhe ate mbi 6 mijë qytetarë.

Pas saj vjen Shqipëria me mbi 5 mijë qytetarë që kërkojnë statusin e azilit. Numri më i madh i aplikimeve për azil bëhet në Gjermani, Francë, Suedi dhe vende të tjera.

Fluksi i madh i azilkërkuesve nga Ballkani, ka bërë që vendet evroperëndimore të shkurtojnë afatin e tyre të qëndrimit nga disa muaj në disa ditë.

Autoritetet kufitare të vendeve të BE-së kanë përforcuar kontrollet në pikat kufitare dhe se çdo qytetari të Ballkanit u kërkohen kushtet si mjetet për qëndrim (35-70 euro në ditë), apo adresën se ku do të shkojnë.

Një nga temat aktuale të braktisjes masive të vendeve të Ballkanit, është Kosova, nga ku për çdo ditë largohen me dhjetëra qytetarë të saj. /INA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *