Home / Lajme / Maqedoni / Fakulteti i Arteve i USHT-së organizoi Ekspozitën Artistike për nderë të 20 vjetorit të themelimit të USHT-së

Fakulteti i Arteve i USHT-së organizoi Ekspozitën Artistike për nderë të 20 vjetorit të themelimit të USHT-së

16 dhjetor-Përvec ekspozitës Fakulteti i Artve i Universitetit Shtetëror të Tetovës sonte në Qendrën për Kulturë në Tetovë në nderim të këtij viti jubilar për USHT-në do të organizoj një koncert artistik të përgaditur nga profesorët dhe studentët e këtij fakulteti.

Fakulteti i Arteve i Universitetit Shtetëror të Tetovës gjatë ditës së sotme hapi ekspozitën artistike në ambientetet e Rektoratit të USHT-së. Kjo ekspozitë ishte përgaditur me veprat e studentve dhe profesorëve të Artit Figurativ, për nderë të themelimit të 20 vjetorit të Universitetit tonë. kjo ekspozitë, ofronte sekuenca me interes të dorëshkrimin individual stilistik të secilit artist pjesëmarrës. Në këtë eveniment të pranishëm ishin Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetoës Prof.Dr.Vullnet Ameti, stafi akademik, profesorë dhe studentë. Dekani i Fakultetit të Arteve Muamer Sadiku në fjalën e tij drejtuar të pranishmive vuri në dukje se Fakulteti i Arteve duke u bërë pjesë e manifestimeve për shënimin e 20 vjetorit të USHT-së, dëshmon të arriturat në fushën e arteve dhe sa vjen e më shumë po rritet në një institucion të mirëfilltë arsimor dhe artistik. “Nga fakulteti ynë kanë dalë me dhjetëra e qindra të diplomuar, disa nga të cilët po dëshmohen si bartës aktivitetesh në të gjitha fushat artistike, figurative, muzikore dhe skenike. Me anë të kësaj ekspozite me veprat të stafit akademik të programit studimor të artit figurativ shpresojmë se kemi kontribuar sadopak në begatimin e programit kushtuar këtij jubileu domethënës për arsimin shqip dhe universitetin tonë. Por njëherësh kemi sjellë edhe potencialin krijues në fushat e ndryshme të artit figurativ, të shprehur pothuajse në të gjitha vokacionet artistike, gjë që e konsiderojmë një arritje të përbashkët universitare” tha Dekani i Fakultetit të Arteve Prof.Dr.Muamer Sadiku.

Përvec ekspozitës Fakulteti i Artve i Universitetit Shtetëror të Tetovës sonte në Qendrën për Kulturë në Tetovë në nderim të këtij viti jubilar për USHT-në do të organizoj një koncert artistik të përgaditur nga profesorët dhe studentët e këtij fakulteti.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *