Home / Lajme / Maqedoni / Filluan aktivitetet për 20 vjetorin e USHT-së (VIDEO)

Filluan aktivitetet për 20 vjetorin e USHT-së (VIDEO)

Tetovë, 15 dhjetor – Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit Shtetëror të Tetovës i filloi aktivitetet festive për nderë të 20 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Për nderë të këtij viti jubilar për Universitetin Fakulteti i Kulturës Fizike organizoi një program të ngjeshur me aktivitete sportive, si turniri në futboll të vogël ku krosin tradicional në atletikë ku morrën pjesë studentët tonë nga të gjitha Fakultetet, njofton Televizioni Koha.

Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike Isa Arsllani vuri në dukje se këto aktivitete e bëjnë më dinjitoze agjendën e aktiviteteve për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës.

“Fakulteti ynë është përkujdesur që të realizoj disa aktivitete për nder të kësaj date historike për Universitetin Shtetëror të Tetovës, dua të falenderoj të gjithë studentët nga të gjitha fakultetet të cilët u janë bashkangjitur aktiviteteve tona sportive, ne këtë vit kemi organizuar krosin tradicional në atletikë dhe turnirin në futboll të vogël që mëtojmë ta shëndrojmë në një turnir tradicional në të ardhmen, pasi për herë të parë ndam kupën për kampionët e këtij turniri, dhe kupa për një vit do të qëndroj tek fakulteti ekonomik gjegjësisht deri në turnirin e vitit të ardhshëm” tha dekani Arsllani, transmeton Televizioni Koha.

Ceremonia festive e këtyre aktiviteteve, ku u ndanë cmimet për tri vendet e para në kategori të ndryshme, u zhvilla para hapësiarave të Rektoratit të USHT-së ku të pranishëm ishin Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës Vullnet Ameti, stafi akademik, senatorët, profesorë dhe studentë, njofton Televizioni Koha.

Në garën e atletikës në kategorinë e femrave vendi i parë i ka takuar studentes Sermedije Latifova, ndërsa në vendin e dytë është radhitur studentja Valbona Selimi dhe në vendin e tretë istudentja Ramiza Osmani.

Ndërsa në kategorinë e djemve në atletikë vendi i parë i takoi studentit Arsim Nuredini, në vendin e dytë u rëndit Leutrim Rushiti ndërsa vendin e tretë e fitoi Refik Durmishi, transmeton Televizioni Koha.

Në turnirin e organizuar në Futboll të vogël nga Fakulteti i Kulturës Fizike të Universitetit Shtetëror të Tetovës ku morrën pjesë ekipet e të gjitha fakulteteve të USHT-së kampion të këtij turneu u shpall ekipi i Fakultetit Ekonomik të cilët mundën në finale ekipin e Fakultetit të Kulturës Fizike të cilët u radhitën në vendin e dytë.

Ekipi i Fakultetit të Administratë Biznesi në Kumanovë e fitoi vendin e tretë pasi për këtë pozitë e mposhti ekipin e Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore.Aktivitetet për shënimin e 20 vjetorit të themelimit të Universitetit Shtetëror të Tetovës vazhdojnë edhe ditën e nesërme ndërsa do të përfundojnë më 17 Dhjetor me Akademinë Solemne që do mbahet në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *