Home / Lajme / Rajon / Gazetari sulmohet fizikisht nga pronari i gazetës “Tribuna’

Gazetari sulmohet fizikisht nga pronari i gazetës “Tribuna’

8 dhjetor-“Rreth orës 12:00 më ka thirr të nënshkruar njoftimin për largim nga puna. Unë nuk jam pajtuar me atë njoftim pasi që ka qenë i kundërligjshëm me kontratën që kam. Ka ardhur Sejdi Demiri pronari i gazetës dhe ka filluar të më fyej.

Gazetari dhe redaktori i gazetës “Tribuna” në Kosovë, Zekirja Shabani ka denoncuar sot se është sulmuar nga pronari i gazetës Sejdi Demiri.

Shabani ditë më parë njoftoi se do ta padisë “Tribunën” për vonesë në pagesën e pagave- shkeljen kontratës.

Ai është kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe redaktor i Ekonomisë po në gazetën ‘Tribuna Shqiptare”.

E gjitha kjo ka ndodhur pasi që Shabani kishte refuzuar të nënshkruaj njoftimin për largim nga puna pasi që ai ishte i jashtëligjshëm karshi kontratës që posedonte.

“Rreth orës 12:00 më ka thirr të nënshkruar njoftimin për largim nga puna. Unë nuk jam pajtuar me atë njoftim pasi që ka qenë i kundërligjshëm me kontratën që kam. Ka ardhur Sejdi Demiri pronari i gazetës dhe ka filluar të më fyej.

Më pas ai më ka sulmuar fizikisht derisa e ka bërë të veten pasi që ishim vetëm ne të dy në takim. Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin ai më ka kërcënuar edhe me jetë.

“Do të ndjek deri në vorr”më ka thënë. Unë e kam lajmëruar rastin në polici dhe tani prokurori Enver Krasniqi po merret me rastin”, ka thënë për “Zëri”, Zekirija Shabani. (INA)

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *