Home / Lajme / Maqedoni / Gazetarja maqedonase vishet si lypëse, shqiptarët tregohen më solidarë ndaj saj

Gazetarja maqedonase vishet si lypëse, shqiptarët tregohen më solidarë ndaj saj

9 dhjetor-Nga përvoja e kësaj gazetare, del se lypsaria është “biznes” relativisht profitabil, sepse për katër orë ka arritur të fitojë rreth 400 denarë (6.5 euro), që për rrethana në Maqedoni është gati sa një mëditje mesatare.

Gazetarja Iskra Koroveshevska, nga gazeta “Dnevnik”, për nevojat e një storje gazetareske është shndërruar në lypsare. Ajo është veshur me rrobe të vjetra dhe katër orë rresht ka kërkuar lëmoshë në rrugët e Shkupit.

Lëmoshën e parë prej 10 denarëve e ka “fituar” nga një shqiptar me plis të bardhë. “Pas 15 minutave, e fitova 10 denarëshin e parë. Një shqiptar në moshë të thyer, me ecje krenare dhe plis tradicional në kokë. Duket i rregulluar. Me stile elegant nxjerr nga xhepi i tij një kartmonedhë 10 denarëshe dhe e vendos në kutinë time”. Kështu e ka përshkruar fillimin e aventurës lypsare gazetarja maqedonase. “Kishte këmbë të lehtë. Pas tij edhe disa të tjerë më dhanë para, duke u larguar me shpejtësi dhe duke mos dashur të flasin me mua”, rrëfen ajo më tej, transmeton “lajmpress.com”.

Ajo nuk ka pasur asnjë problem deri sa ka kërkuar lëmoshë në Çarshi dhe Bit Pazar. Problemet e para i ka hasur kur është transferuar para gjykatës. Aty i janë vërsulur disa lypsa tjerë romë, të cilët e kanë përzënë duke i thënë se aty është “rajoni i tyre”. Gazetarja – lypsare nuk ka vërejtur ndonjë solidaritet të theksuar para kishës “Shën Dimitrija”. Prej shumë njerëzve që kanë hy dhe kanë dalë nga kisha, vetëm njëri është ndalur dhe i ka dhënë lëmoshë.

Nga përvoja e kësaj gazetare, del se lypsaria është “biznes” relativisht profitabil, sepse për katër orë ka arritur të fitojë rreth 400 denarë (6.5 euro), që për rrethana në Maqedoni është gati sa një mëditje mesatare.

Në Çarshi lejohet me lypë, në sheshin e Shkupit jo!

Në probleme ka hasur edhe kur është transferuar në sheshin e Shkupit. Menjëherë i janë afruar dy persona nga sigurimi i qytetit të cilët i kanë thënë të largohet menjëherë. “Largohu menjëherë. Këtu është shesh dhe nuk lejohet të kërkosh lëmoshë”, i janë drejtuar ata, por e kanë lënë të qetë vetëm pasi ua ka treguar bexhin gazetaresk.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *